Bllokohen 51 ton miell misëri për kafshë në Morinë, çfarë u konstatua

Bllokohen 51 ton miell misëri për kafshë në Morinë, çfarë u konstatua

105
0
Shares

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 51 ton “miell misëri” për kafshë.

Trupa inspektuese e DRAKU, Kukës gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Morinë evidentoi dy subjekte të cilët do të fusnin në Republikën e Shqipërisë produktin “miell misëri për kafshë” me origjinë nga Serbia.

Konkretisht, mielli i misëri për kafshët, me sasi 25 ton dhe 26 ton u konstatua se në dokumentacionin që shoqëronte ngarkesën gjithsej 51 ton kishte nivelin(8.6) më të lartë se norma e lejuar(5).

Gjithashtu kjo ngarkesë nuk kishte përputhshmëri me dokumentacionin shoqërues. Pra, raport analiza nuk ka nr.loti, date prodhimi/skadimi që ta lidhi me produktin 51 ton miell misëri për kafshë.

Menjëherë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri bllokimi e ngarkesës me sasi 51 ton bazuar legjislacionit në fuqi dhe do të ndjekë procedurat doganore për kthimin në origjinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY