Vrau gruan gjykatëse, i hiqet kujdestaria Fadil Kasemit, ja kush do i...

Vrau gruan gjykatëse, i hiqet kujdestaria Fadil Kasemit, ja kush do i mbajë fëmijët

212
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka vendosur që kujdestaria e fëmijëve të gjykatëses së vrarë Fildez Hafizi ti kalojë tezes së tyre.

Sipas Fax News, ka qenë gjyqtarja Farie Bundo e cila ka pranuar padinë e motrës së ish-gjyqtares Hafizi dhe ka dhënë vendimin.

Kujtojmë se Hafizi u vra gushtin e kaluar nga ish-bashkëshorti i saj Kasemi në afërsi të zonës së Xhamllikut. Ajo punonte prej disa vitesh si gjykatëse në Shkodër.

Edhe pse kishte urdhër mbrojtjeje, ish-bashkëshorti i saj e qëlloi dy herë me armë brenda në makinë duke e lënë të vdekur. Tentativat e tij për ta ngacmuar ka qënë të shumta dhe pse ata ishin të divorcuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY