FOTO/Mbyllet lokali i dasmave në Peshkopi, myk e lagështi dhe mjete të...

FOTO/Mbyllet lokali i dasmave në Peshkopi, myk e lagështi dhe mjete të ndryshkura

108
0
Shares

I është bllokuar aktiviteti një lokali që shërbente për organizimin e dasmave në Peshkopi.

Pas kontrolleve të ushtruara të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, u konstatua se në këtë restorant mungonin kushtet higjeno sanitare. Po ashtu ndaj biznesit u mor edhe masa administrative me gjobë me vlerën 300.000 lekë.

Ja çfarë thuhet në njoftim

“Trupa inspektuese e DRAKU, Dibër evidentoi një subjekt me aktivitet “Restorant për dasma” i cili kryente veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Konkretisht, gjatë kontrollit që AKU ushtroi në subjektin “Drita Markja” Shupenzë, Peshkopi u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

Ndaj subjektit me Nipt L76507401U u mor masë administrative gjobë me vlerën 300.000 lekë si dhe masa bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.

https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2018/09/4-2.jpg

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY