Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Ekzekutimi i Fatbardh Licit, flet vëllai: Kemi 3 javë të ngujuar, shteti bashkëpunon me bandat

02/09/2018
VIDEO/Ekzekutimi i Fatbardh Licit, flet vëllai: Kemi 3 javë të ngujuar, shteti bashkëpunon me bandat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vetëm disa javë pas ekzekutimit të vëllait të tij,  ka folur në një deklaratë për mediat Mustafa Lici.

Mustafa Lici është shprehur se shteti po bashkëpunon me bandat kriminale dhe se ata janë ngujuar jo nga bandat por nga shteti.

“Shteti po bashkepunon me bandat kriminale. Pas vrasjes së Ferracakut kanë ardhur dhe kanë marrë në banesë djalin 15 vjeç të ngujuar. Jemi në trysni nga bandat që kanë bërë para me lekët e krimit. Ne kemi 3 javë të ngujuar jo nga bandat po nga shteti. Për çdo vrasje po manipulohen provat. Sa ndodh ngjarje në Shkoder kapen personat e kësaj familje. Do i drejtohemi Strasburgut. Nuk na trembin as shteti as bandat. Qendrojmë të ngujuar se e kemi kuptuar se ky shtet po lufton ndaj nesh.”

Mustafa Lici është këshilltar i bashkisë Shkoder dhe kryetar i partisë mendimi i Djathtë Liberal.

Ai është vëllai i Fatbardh Licit i cili u ekzetua me armë në qëndër të qytetit të Shkodrës.

VIDEOJA E DEKLARATËS

NGJARJA 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Guerrile” në Shkodër ose në vendin e njohur si ish-”Poçeria”. Sipas të dhënave, Fatbardh Lici po pinte i vetëm kafe në një prej lokaleve të zonës. Ai ishte ulur në një prej tavolinave në mjediset e jashtme të lokalit kur rreth orës 07:00, një person i maskuar është afruar deri rreth 20 metër vendit ku ndodhej 53- vjeçari. Një dëshmitar i ka pohuar Policisë se autori, para se të hapte zjarr me breshëri, i ka thënë viktimës “të fala”. Më pas, ai ka zbrazur 15 plumba drejt tij, ku gjashtë prej tyre e kanë prekur në trup duke i shkaktuar vdekjen.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes i kanë pohuar grupit të hetimit se sapo viktima është përballur me autorin, ai ka tentuar të ngrihet nga tavolina duke u drejtuar për te mjeti i tij, i parkuar vetëm pak metra më tej. Por plumbat e kanë përshkuar në trup duke e lënë të vdekur në vend. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se autori i maskuar është afruar me një mjet tip “Benz” dhe ka zbritur prej saj duke iu drejtuar objektivit të tij.

Pas krimit të rëndë, ai është larguar me mjetin e tij në drejtim të lagjes “Rus”. Më pas ka marrë rrugën drejt bustit të “5 heronjve” në dalje të qytetit. Nga aty, autori dyshohet se është futur te rruga e “Dobraçit të Ri”.

Në segmentin e parikonstruktuar ka ecur rreth 100 metra, duke marrë kthesën në një rrugicë dytësore dhe më pas i ka vënë flakën mjetit. Dyshohet se aty ai mund të jetë larguar më këmbë ose dikush tjetër mund ta ketë pritur për ta larguar nga zona. Sipas burimeve policore, mjeti është djegur tërësisht, duke mos lënë asnjë shenja brenda apo jashtë makinës tip “Benz”.

Tags: deklaratefatbardh licishkodervellaivrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.