Shkodra nuk gjen qetësi, një person tjetër zhduket pa lënë gjurmë (DETAJE)

Shkodra nuk gjen qetësi, një person tjetër zhduket pa lënë gjurmë (DETAJE)

155
0
Shares

Pas ngjarjeve të rënda kriminale të kohëve të fundit, një tjetër person rezulton i zhdukur në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në Vau Dejës në Fshat i Ri. Shtetasi me inicialet P. Z., 44 vjeç është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Familjarët kanë denoncuar të alarmuar zhdukjen e familjarit të tyre.

Para 10 ditësh u zhdukën dajë e nip në Shkodër, Gëzim Hysa dhe Agron Mollaj, dhe deri tani për to nuk ka asnjë gjurmë. Frika dominon kryeqendrën e veriut pas ngjarjeve kriminale. Një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri kallashnikov biznesmeni Arjan Ferracaku, 30-vjeç, baba i dy fëmijëve të mitur.

Njoftimi i Policisë

Më datë 31. 08 .2018, shtetasi N. Z., vjeç 55, banues në fshatin Fshati i Ri, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vëllai, P. Z., vjeç 44. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY