Presidenti Meta shuan kureshtjen: Ja pse zgjodha të kaloja pushimet në male

Presidenti Meta shuan kureshtjen: Ja pse zgjodha të kaloja pushimet në male

106
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka replikuar me një komentues në rrjetin social, në një prej postimeve të fundit të kreut të shtetit, i cili ka vizituar alpet e veçanërisht majnë e Jezercës.

Njëri prej komentuesve i është ankuar Metës duke u shprehur se dikur në ato zona shqiptarët ruanin vendin, ndërsa sot të gjithë i kanë harruar këto bukuri e se askus nuk kujtohet për banorët e kësaj zone.

Në përgjigje, Meta është shprehur se promovimi që Presidenti po kryen në alpet shqiptare nuk është vetëm për turizmin por edhe një thirrje për shqiptarët, që të lënë kafenenë. Meta ka theksuar gjithashtu dhe nevojën që të rinjtë t’i largohen kafeneve, basteve dhe drogës duke zgjedhur natyrën dhe sportet që të fal natyra shqiptare.

I dashur Riza Sinani. Së pari duke ju falenderuar që më ndiqni në facebook lidhur me pyetjen tuaj dua t’ju siguroj se promovimi i maleve tona, në veçanti të alpeve është një prioritet i imi që në fillim të këtij mandati e do vazhdoj deri në fund. Ne jemi ende larg njohjes reale të kësaj pasurie të pabesueshme që kemi e cila duke u mbrojtur me më përgjegjesi se deri tani dhe me disa investime të mençura e aspak të shtrenjta mund ti japë një rritje spektakolare sporteve të aventurës e natyres. Unë besoj se në këtë mënyre jo vetem që malet e luginat tona nuk do zbrazen nga shqiptarët por do kthehen në burim mirëqenie për banorët së pari por edhe për të gjithë e sidomos të rinjtë që duhet ti largojmë sa më shumë nga kafenetë, bastet, droga e veset e tjera. Po kështu përmes këtyre udhëtimeve kam mundësi të takoj dhe shumë banorë të zonave e të kuptoj më mirë problemet e tyre.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY