Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Koço Kokëdhima reagon për audio-përgjimin Biba-Bianku dhe për borxhin 16 milionë dollar

30/08/2018
Rrjetet sociale për reformën në PS: Koco nga 2K u bë 3K
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koco Kokedhima, ka reaguar për herë të parë për audio-përgjimin Biba-Bianku dhe për borxhin 16 milionë dollar për rrugën Tiranë-Elbasan:

Reagimi i Kokëdhimës:

Qeveri banditësh

Shantazhet e Kryeministrit për të pezulluar gjyqet e pronarëve në Gjyjkatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg nuk duhet të habisin askënd. Në pesë vite Rilindja vetëm sa i ka shkelur brutalisht dhe i ka përkeqësuar të drejtat kushtetuese të shtetasve për të marrë, gëzuar e mbrojtur pronat e tyre. Prandaj fatura e vendimeve që Gjykata Europiane e Strasburgut ka dhënë kundër Shqipërisë për çështjen e pronave ka arritur plot 50 milionë dollarë për 29 vendime ndaj pronarëve të ligjshëm. Në pak vite kjo shifër mendohet se do të arrijë në një miliard dollarë, sepse janë edhe 400 padi të tjera pezull të pronarëve kundër qeverisë shqiptare, të cilat presin për një vendim.

Procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronarëve është vendimtar për zhvillimin e vendit. Por asnjë nuk arrin të marrë pronën e vet, pa e ndarë atë me sekserët e qeverisë. Ndaj, pas shumë cfilitjeve nëpër shkallët e gjyqësorit shqiptar, shumë pronarë i drejtohen Gjykatës së Strasburgut.

Fatura nga gjyqet e pronave, sipas FMN-së, bashkë me hajdutërinë e koncesioneve, është një risk shumë i madh për financat e shtetit shqiptar. Paralelisht me shantazhet që këto vendime të mos njihen nga Strasburgu, Rilindja blllokoi në pranverë edhe pronat e ligjshme në bregdet. Interesat e dhjetëra mijëra shtetasve që kanë pronat e tyre deri 1.5 kilometër larg vijës së ujit shkatërrohen dhe kërcënohen nga mafia shtetërore e tokave. ZGJIDHJA do të jetë gjithmonë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve, në mbrojtje të pronarëve që nuk marrin dot as pronat, as kompensimet. Synimi i saj është që të krijojë mirëqenie për të gjithë. Ajo do të zbatojë një process transparent dhe të drejtë ku të njihet dhe të kthehet prona te i zoti, si një e drejtë kushtetuese dhe njerëzore. Pasuritë e patundshme të shqiptarëve janë të bllokuara. Pronarët nuk i posedojnë dot lirisht ato.

Qeveria, hipotekat, ALUIZN-i dhe agjencitë e tjera shtetërore janë struktura kriminale dhe të korruptuara që kanë lënë dhe mbajnë jashtë qarkullimit ekonomik mbi 80 për qind të patundshmërive të vendit. Ky është krimi më i rëndë dhe më i madh që është bërë ndaj popullit shqiptar nga qeveritë e tranzicionit. #ZgjidhjaPërPronën Qeveria… …miratoi dje me një VKM, marrëveshjen e re për 16 milionë dollarë borxh për rehabilitimin e aksit rrugor, në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, ku një masiv shkëmbor është shembur, duke bllokuar për gati një vit një pjesë të këtij segmenti rrugor. Rruga Tiranë-Elbasan, është bërë simbol i hajdutërisë së qeveritarëve tanë. Saliu e nisi që në vitin 2011 pa projekt këtë rrugë. Deri në vitin 2013 ai la dy tunele të hapur dhe shumë kantiere të pambyllur. Për 4 vitet e mandatit të parë, Rilindja nuk lëvizi një gur në këtë rrugë, por vetëm mallkonte Saliun. Tani merr sërish borxh, kur edhe para një viti mori 45 milionë dollarë po për rrëshqitjet në Ibë, por udhëtarët dhe kamionët detyrohen të kalojnë nga rruga e vjetër, duke shtuar kostot, kohën e udhëtimit dhe aksidentet tragjike. Vetëm pak javë më parë Rilindja e bëri rrush e kombulla projektin “1 miliard”, duke dhënë me koncesion vetëm katër segmente rrugore, ku një kilometër rrugë fushore do të kushtojë 20 milionë euro. ZGJIDHJA e ka denoncuar që një vit më parë këtë projekt që rrezikon seriozisht financat e vendit, me borxhe të fshehura që do të rëndojnë për dekada ekonominë kombëtare dhe xhepat e çdo shqiptari. Vera e këtij viti, ku qindra mijëra turistë vendas dhe të huaj hoqën të zitë e ullirit për të lëvizur në rrugët kombëtare, tregoi se kjo qeveri e paaftë nuk di të bëjë as rrugë, as ura. Ajo bën vetëm koncesione për të vjedhur miliarda. Hajdutëria e qeveritarëve do të marrë fund vetëm me largimin pa kthim të tyre nga pushteti dhe me rivendosjen e sovranitetit politik të popullit shqiptar. #ZgjidhjaPërEkonominë

Tags: audio pergjimiautostrada elbasan tiranekoco kokedhima

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.