Një çift i sapomartuar nga Utah ka humbur jetën në një aksident me makinë pasi nusen e zuri gjumi në timon. Ata po shkonin për muaj mjalti, por çdo gjë u kthye në tragjedi.
Amy Moffat, 28 vjeçe dhe Sephen Graham, 30 vjeç po shkonin në Whistler për të festuar martesën. Sipas mediave të huaja, Amy-n e zuri gjumi në timon rreth orës 19:30 në mbrëmjen e së dielës (26 gusht).
Një mik i ngushtë i çiftit, Spencer Luczak ishte në makinën prapa dhe pa gjithë skenën teksa makina kthehej mbas. Ai nxitoi që ti ndihmonte, por ishte pothuajse i sigurtë që nuk i kishin mbijetuar rrëzimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/