Jeta e pushuesve vazhdon të rrezikohet nga mos funksionimi i kullave të vrojtimit, të cilat qëndrojnë sa për fasadë.
Është mësuar se një grua ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Golemit vetëm pak minuta më parë.
Ka qënë pushuesit e tjerë fatmirësisht që kanë bërë të mundur nxjerrjen e gruas në breg edhe pse ende nuk e ka kaluar rrezikun.
Sipas dëshmitarëve, urgjenca vonoi gjysmë ore pasi pushuesen e kishin nxjerrë në breg.
Këtë të mërkurë, deti në Golem ka qënë me dallgë, ndërkohë që kulla e vrojtimit ka qënë bosh pa asnjë person.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/