‘Fal det e fal tokë se ka thënë Hahn’ ironia e ish-ministrit...

‘Fal det e fal tokë se ka thënë Hahn’ ironia e ish-ministrit për qëndrimin e komisionerit

128
0
Shares

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar qëndrimin e komisionerit Evropian  Johannes Hahn lidhur me korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi gjatë samitit të kryeministrve në Durrës.

Në një status në facebook, Manjani shkruan se sapo e Hahn mori emërimin në këtë pozicion, erdhi dhe loja  edhe debati për kufijtë.

Statusi i plotë:

Dje:

Erdhi Fyle, Komisioner i BE dhe ne morëm ÇEZ. Iku Fyle, iku edhe ÇEZ.

Shqipërisë i humbën disa milionë Euro. Goxha milionë…

Por, hajt më për atë status, paguam diçka…

Sot:
Erdhi Hahn erdhi dhe loja kufinjve. Fal det e fal tokë se ka thënë Hahn-i!

Ndërkohë në Shqipëri “drithen” femrat kur vjen Hahn për vizitë…

Për ato të shkreta negociata, vazhdojmë të paguajmë, por në natyrë…

Konkluzion:
Një drejtor Banke në Itali më tha: “Komisioner në BE do doja të isha. As punë e as përgjegjësi. Përdorin autoritetin për të ndikuar ku munden për çështje private. Rroga super të larta…”

Ka të drejtë! Komisioni i BE është vetëm sporteli ku dorëzohen letrat.

Mbetëm duke berë qoka për “sportelistët”…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY