Pranimi i 20 emigrantëve nga Afrika, flasin Rama dhe ministri i tij:...

Pranimi i 20 emigrantëve nga Afrika, flasin Rama dhe ministri i tij: Koha ti kthejmë Italisë borxhin…

108
0
Shares

Pas vendimit për të pranuar 20 nga 150 emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika të cilët ishin bllokuar prej disa ditësh në brigjet italiane në pritje të zbarkimit, kanë ardhur reagimet e kryeministrit Rama dhe ministrit Bushati, të cilët mesa duket e vlerësojnë si një arritje të qeverisë dhe ndihmesë për Italinë.

Ditmir Bushati në një intervistë për ”BBC” në emisionin ”Newshour” ka folur rreth pranimit, duke kujtuar vitet kur shumë shqiptarë u larguan nga vendi dhe Italia ishte ajo që i priti duke i shpëtuar. Sipas tij, të njëjtën gjë duhet të bëjmë tani për ti kthyer borxhin.

Deklarata e Bushatit në BBC

Kur regjimi komunist ishte duke rënë, shumë shqiptarë u larguan nga vendi, për shkak të arsyeve politike, por kryesisht ekonomike. Nuk duhet ta harrojmë historinë tonë të 2-3 dekadave më parë…Po, Italia po na shpëtonte. Shumë shqiptarë u pranuan prej saj gjatë atyre kohëve dramatike. Tani është radha jonë…”

Ndësa një intervistë për “Corriere Della Sera”, Rama ka thënë se vendimi nuk është tregti me BE-në për çështjen e emigrimit, por vetëm ka bërë atë që i takon të bëjë.

Deklarata e Ramës

Nuk ka tregti me BE, por të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre. Duhet të bënim diçka për ata persona që u kthyen në të burgosur. Këtu flitet për jetën njerëzore. Ne do të bëjmë për ta atë që bëri Italia për ne, Eritreanët e kohës. Italia ka bërë shumë për ne dhe për Evropën: por për një kohë të gjatë ajo është lënë vetëm”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY