Gara për Tiranën, Ndoka tregon tre kandidatët e fortë të opozitës përballë...

Gara për Tiranën, Ndoka tregon tre kandidatët e fortë të opozitës përballë Veliajt

256
0
Shares

Nard Ndoka kreu i PDK-së, në një intervistë ka folur rreth asaj që opozita pritet të bëjë në shtator dhe qëllimeve të saj për të rrëzuar Edi Ramën nga qeveria.

I pyetur për atë që ai mendon nëse Lulzim Basha do të largojë Edi Ramën ai tregon se dhe pse Basha humbi zgjedhjet, ai në fakt fitoi besim dhe siguri tek të tjerët; se nuk është një politikan që kërkon pushtet, por përgjegjësi dhe rregulla.

Ndoka i kërkon liderit të opozitës Lulzim Basha që t’i garantojë qytetarët që po largon një qeveri të korruptuar  dhe po vjen një ekip, që ofron zgjidhje  dhe besim për të ardhmen e tyre.

Ndërsa përsa i përket bashkëpunimit me LSI-në, si forca tjetër opozitare në vend, Ndoka vlerëson si pozitiv dhe efikas bashkëpunimin duke e paraqitur opozitën e bashkuar si një institucion programor, sipas tij përballë qeverisë së ‘tepsisë dhe kazanit’.

Gjithashtu deputeti ka folur rreth akuzave që opozita ngriti për bashkëpunim mes ambasadorit Lu dhe Ramës duke renditur dhe arsyet pse opozita e akuzon si të tillë.

Por aleati i Bashës zbulon për “Gazeta Shqiptare” tri kandidaturat e forta të opozitës në garën për kryebashkiakun e ri të Tiranës përballë Erjon Veliaj.

Nard Ndoka vlerëson se Jorida Tabaku është personazh në rritje në politiken shqiptare dhe se ka personalitet, dinjitet, eksperience dhe lidhje të forta me kryeqytetin.

Opozita ka mjaft emra dinjitozë për Tiranën: Klajda Gjosha, kandidate potenciale dhe politikane karriere, Dashamir Shehi, politikan popullor, manaxher brilant, i dashur dhe babaxhan për tiranasit, mediatik dhe karizmatik”– shprehet Ndoka.

2 pyetjet e shkëputura nga intervista 

Ambasadori amerikan Donald Lu ikën nga Shqipëria pa futur dot në ‘rrjetë peshqit e mëdhenj” ndërkohë që opozita jo rrallë u përplas me të duke e akuzuar shpesh për bashkëpunim me Edi Ramën. Sipas jush për cilat arsye?

Ambasadori Lu e ktheu në kauzë personale reformën në drejtësi, duke parë një kryeministër të paaftë dhe të gjunjëzuar në mëkatet e tij, ai me gjasa ishte produkt diplomatik i “Soros” dhe kishte marrë udhëzime që drejtësia të mbetej nën kontrollin e tyre për më tej. Lu humbi betejën e kauzën, humbi besimin e opozitës dhe qytetarëve, por do humbë edhe Ramën e Soros. Lu mbetet një mësim për opozitën e politikën në tërësi. Ambasadorët vijnë dhe ikin, Shqipëria mbetet këtu me halle të shtuara shumë, të cilat kërkojnë zgjidhje pikë së pari nga ne të gjithë.

Vitin e ardhshëm zhvillohen zgjedhjet lokale ndërkohë që PS-ja po shkon drejt zyrtarizimit të Erion Veliaj për një mandat të dytë. Ndërkohë nga opozita flitet se më i mundshmi përballë tij është emri i Jorida Tabakut…

Jorida Tabaku është personazh në rritje në politikën shqiptare. Ka personalitet, dinjitet, eksperiencë dhe lidhje të forta me kryeqytetin. Opozita ka mjaft emra dinjitoz për Tiranën; Klajda Gjosha, kandidate potenciale dhe politikane karriere. Dashamir Shehi, politikan popullor, manaxher brilant, i dashur dhe babaxhan për tiranasit, mediatik dhe karizmatik. Nuk duhet ta mendojmë të vështirë përballjen e Tiranës; demagogjia e Veliajt, konsumi moral dhe menaxherial, ndëshkimi për keqqeverisjen lokale e qendrore, e bëjnë të lehtë fitoren e kandidatit tëopozitës së bashkuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY