Deputetja e PD-së, njëherësh kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, duke marë shkas nga udhëtimi i kryeministrit Rama me charter privat drejt Italisë për të parë një ndeshje futbolli, ka bërë disa paralelizma mes jetës që bën Rama dhe jetës që bëjnë qytetarët shqiptarë.
POSTIMI I VOKSHIT:
#SULLTAN #RAMA VS. #POPULLI
#Populli:
– Mbi 100 mijë fëmijë jetojnë me më pak se tre vakte ushqim në ditë;
– Mbi 600 mijë pensionistë jetojnë në varfëri
– Dhjetëra mijëra të sëmure nuk përballojnë dot koston e ilaceve;
– Gjysma e rinisë është e papunë dhe e pashpresë;
– Mbi 60 përqind e njerëzve shohin migrimin si të vetmen të ardhme.
#Sulltani
– Jeton në lluks të turpshem: me zyra, makina, shtëpi e veshje superlluksoze.
– Udhëton cdo fundjave nëpër botë, për qejf e argëtim, me avionë charter dhe duke frekuentuar hotelet dhe restorantet më të shtrenjta të botës.
– Nuk le ndeshje të rëndësishme basketbolli e futbolli dhe aktivitet tjetër qejfi në botë pa ndjekur.
– Të gjitha me paratë e zhvatura nga populli varfër, i sëmurë, i pashpresë.
Për popullin as që i shkon në mendje, as që harxhon një sekondë të mendoje. Popullit ja ka hequr vizën.
Ndaj tani është koha që populli t’ja heqe vizën sa më parë e ta #REFUZOJË.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/