Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ronaldo dështon sërish me Juventusin, nuk e ndihmon ‘aspak’ në fitoren ndaj Lazios

25/08/2018
Ronaldo dështon sërish me Juventusin, nuk e ndihmon ‘aspak’ në fitoren ndaj Lazios
Share on FacebookShare on Whatsapp

Juventusi e ka mundur Lazios në një ndeshje derbi të Serisë A të shtunën në Torino, me Cristiano Ronaldo që ende nuk ia ka dalë ta gjejë golin e parë në ligën elitare italiane përkundër përpjekjeve të mëdha.

Juventusi e priti Lazion në “Allianz Stadium” në kuadër të javës së dytë të edicionit të ri 2018/19 të kampionatit italian Serie A, duke e mposhtur 2-0, raporton Gazeta Express.

Skuadrës së Max Allegrit iu deshën gjysmë ore lojë për ta gjetur golin e epërsisë, kur Miralem Pjanic u shfaq me një goditje të mrekullueshme nga largësia, e cila e mposhti Thomas Strakoshën, për t’i dhënë Juves epërsinë mbase të merituar.

Kaq kishte prej një pjese të parë të dominuar në posedim dhe me raste më të mira për vendasit.

Kampioni në fuqi ishte më i rrezikshëm edhe në pjesën e dytë duke krijuar më shumë sesa mysafirët. Mario Mandzukic ia shpërbleu mundin bashkëlojtarëve të vet kur shënoi nga një top të cilin Ronaldo dështoi ta fuste në portën e Strakoshës, në minutën e 75-të.

Pak para golit të sulmuesit kroat, Ronaldo ishte shumë pranë golit debutues në Serie A, por numri një i Lazios dhe portieri i kombëtares shqiptare Strakosha ia mohoi atë me një super pritje.

Kjo ishte fitorja e dytë në dy ndeshjet e para këtë sezon të ri për Juventusin, që tani ka 6 pikë në krye të Serisë A.

Ndërkohë, Lazio e shqiptarëve Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi, me këta të fundit që nuk luajtën në këtë takim, e pësoi edhe humbjen e dytë, pas asaj ndaj Napolit një javë më parë, dhe mbetet pa pikë. /Gazeta Express/

 

Tags: juventusronaldo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.