Rama nuk “pyet” për akuzat e PD-së, publikon videon me presidentin e...

Rama nuk “pyet” për akuzat e PD-së, publikon videon me presidentin e Juventusit

127
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nga Vlora, ku zhvilloi mbledhjen e qeverisë ka fluturuar drejt Italisë për të parë ndeshjen mes Juventusit dhe Lazios.

Në Instastory, kryeministri ka postuar një video me presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli.  Ata shfaqen duke biseduar miqësisht me njëri-tjetrin.

Më herët udhëtimi i Ramës në Torino, u komentua edhe nga deputeti i PD-së, Edi Paloka përmes një statusi në Facebook. Deputeti i PD  shkruante  se edhe pse është kryeministri i vendit më të varfër në Evropë, Rama udhëtoi drejt Italisë me një avion privat për të parë ndeshjen Juventus-Lazio.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY