”Po vritemi duke ngrënë”… akademiku ngre shqetësimin, ja cila është menyja ditore...

”Po vritemi duke ngrënë”… akademiku ngre shqetësimin, ja cila është menyja ditore në kohë pushimesh

139
0
Shares

Akademiku Artan Fuga ka qenë aktiv në rrjetet sociale përsa i përket çështjeve dhe problematikave të ndryshme në vend.

Në shkrimet e tij të fundit, ai është ndalur dhe në problematikat që has turizmi në vend, në cilësinë e shërbimit dhe në atë çka ofrojnë plazhet në Shqipëri.

Në shkrimin e tij të radhës, profesori ndalet në qytetin bregdetar të Durrësit, teksa shkruan për ushqimet dhe faktin se ato janë plot me pesticide.

”M’u duk se kisha blerë gjithsejt nja dhjjetë kile pesticide dhe i kisha futur në frigorifer për të ngrënë. Kërkoj ndonjë informacion për sasinë e lejuar të pesticideve në fruta e perime” shkruan në facebook akademiku.

Fuga ngre shqetësimin se njerëzit po vriten duke ngrenë e gjithashtu tregon se cila është menyja, fatkeqësisht, që ofrohet në qytet.

”Mëngjes – antibiotikë si vezë të ziera! 
Drekë – plastika mesdhetare të pjekura në formë peshku! 
Darkë – pesticide në formë pjeshke!

Kjo është mënyja!”

Reagimi i plotë në facebook

Mëny ditore në kohë pushimesh: trans-substancializmi

——————————
Dje bëra pak pazar aty nga plazhi në Durrës. Por, se mos vetëm aty!

Gjeta ide! Ishin të mëdha, më të mëdha sesa isha mësuar t’i shihja ato zakonisht. Por, fjala “ide” më gënjeu. Kisha kohë pa i provuar. Qysh herët fare kur në oborret e shtëpive tiranase kishte pemë që prodhonin këtë frut të mrekullueshëm me gjasa të ardhur herët nga vendet e Azisë.

Kur i provova në shtëpi ishin fruta pa shije, pa erë, sikur haje kashtë. 7000 lekë të vjetra kilja!

Pjeshkët e mëdha. I futa në frigorifer t’i provoja të ftohta! Cfarë të haje. Sikur haje ta zemë ndonjë top tenisi. Pa shije, pa erë, pa aromë.

Bostani më doli kastravec!

Aman mos mos përzjeni gjinitë e frutave dhe perimeve sikurse përzjejnë gjinitë e gazetarisë disa media, apo gjinitë e tekstit disa gjoja historianë që në vend të shkruajnë histori, prodhojnë fjali plot me propagandë nacionaliste pa asnjë metodologji.

Rrushi kokërmadh. I bardhë. Më tentoi. Ha një kokërr asnjë shije. Vazhdoj ha, pa erë, pa shije, pa asgjë, neutral.

Me çfarë të vazhdoj? Me bostanin!

M’u duk se kisha blerë gjithsejt nja dhjjetë kile pesticide dhe i kisha futur në frigorifer për të ngrënë.

Kërkoj ndonjë informacion për sasinë e lejuar të pesticideve në fruta e perime!

E kërkoj në media! Hiiiiiç! E kërkoj në agjencitë shtetrore që duhet të na mbrojnë ! Hiiiiiç. E kërkoj në njësinë tregtare ku bëra blerjet! Hiiiiiç!

Ne po hamë antibiotikë.

Bëra provë dhe i thashë dikujt më fut në gojë një perime që ta ha me sy mbyllur.

Përtypem dhe nuk e dalloj se çfarë është. Diçka midis pjeprit dhe fekaleve – i them symbyllurazi ushqyesit tim.

Ai më zgjidh sytë : Ishte domate.

Uaaaaaaaaaa: Nuk e gjeteeeeeee! E humbe bastiiiiiin!

Mëngjes – antibiotikë si vezë të ziera! 
Drekë – plastika mesdhetare të pjekura në formë peshku! 
Darkë – pesticide në formë pjeshke!

Kjo është mënyja!

Dhe nëpër rrugë sheh lokale të mbyllura me rrypin e verdhë shkruar në të zezë si simbol i veprimit shtetror: Mbyllur nga tatimet!

Dhe në ndonjë cep ndonjë restorant që gatuan në halé me furnellë vajguri që gjoja e kanë mbyllur.

Dashke të dish për norma sasie pesticidesh në fruta dhe perime ti !!!

Ne po hamë fruta që nuk janë fruta, perime që nuk janë perime.

Ne po hamë fjalët, format, e frutave, kurse përpmbajtja është e njejtë: pesticide!

Tani kuptoj Biblen kur Jezusi transformoi ujin në verë, kur nuk kishte peshq dhe bëri peshq. Kuptoj filozofët që shpjegojnë se në thelb materia transformohet dhe është e njejta, vetëm shqisat e njeriut dallojnë një ushqim nga tjetri.

Teoria e trans-substancializmit! Gjithçka është një!

Po na vret gjojakatunari!

Pa frikë! “Janë të baçes teme! “

Po helmet në ushqime!

Ushqime. 
Shqime. 
Qime, 
Meeeeee! 
Eeeeeeee! 
– – – –

Po vritemi duke ngrënë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY