Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Meta: Dhurimi i gjakut të jetë i garantuar në mënyrë vullnetare

24/08/2018
Meta: Dhurimi i gjakut të jetë i garantuar në mënyrë vullnetare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot në qytetin e Sarandës, në kuadër të nismës që ka ndërmarrë “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”.

Kreu i Shtetit së bashku me Kryebashkiaken e Sarandës, Florjana Koka ishin të pranishëm në seancën e dhurimit të gjakut nga punonjës të administratës vendore, qytetarë të shumtë sarandiotë, të rinj e të reja, mes të cilëve shumë turistë shqiptarë të cilët po kalojnë pushimet verore në qytetin jugor.

Meta falënderoi Kryetaren e Bashkisë, Koka, e cila bashkarisht me qytetarët sarandiotë, iu përgjigjën me dëshirë dhe vullnetarizëm thirrjes dhe apelit konkret të kreut të shtetit dhe të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”.

“Saranda është një nga ato qytete ku problematika është serioze sa i takon përqindjes së banorëve me talasemi.
Apeloj që ky proces cilësor i dhurimit vullnetar të gjakut, i nisur sot, të vazhdojë. Bashkëpunimi mes të gjitha palëve për informimin e qytetarëve e të rinjve, sidomos që fëmijë, është shumë i rëndësishëm, që të merren masa parandaluese për të stabilizuar të gjitha parametrat dhe për të pasur këtë problematikë nën kontroll.”, – u shpreh Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit nënvizoi se: “Qëllimi kryesor i Aleancës është që në vitin 2020 ne të arrijmë atë objektiv të vendosur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që dhurimi i gjakut të jetë një proces tërësisht i garantuar në mënyrë vullnetare, i stabilizuar e afatgjatë. Ju faleminderit të gjithë qytetarëve të Sarandës që iu përgjigjen pozitivisht thirrjes së Aleancës dhe po marrin sot pjesë në këtë seancë dhurimi gjaku! Jam i sigurt që kjo fushatë ndërgjegjësimi për këtë kauzë jashtëzakonisht humane do të vijohet edhe në të ardhmen për të përmbushur qëllimin e saj fisnik dhe qytetar!”

 

Tags: GjakIlir Meta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.