Shitet zyrtarisht spitali Hygeia në Tiranë, kush është blerësi

Shitet zyrtarisht spitali Hygeia në Tiranë, kush është blerësi

1981
0
Shares

Spitali Hygeia është shitur zyrtarisht tek Spitali Amerikan. Lajmi është bërë i ditur për “Monitor” nga burime nga Hygeia. “Tashmë jemi Spitali Amerikan”, thanë burimet, “por mbase do ta ruajmë edhe pak emrin”.

Çmimi i transaksionit dhe përqindja e aksioneve të shitura nuk bëhen të ditura akoma.

Që prej fundit të vitit të kaluar, të dy spitalet ishin në negociata, pasi grupi grek Diagnostic and Therapeutic Center of Athens Hygeia kishte vendosur të shiste aktivitetin në Shqipëri, për shkak të situatës së vështirë financiare

 Që prej fillimit të aktivitetit në 2010-s, pas një investimi fillestar prej 60 milionë euro, Hygeia në Tiranë ka rezultuar me humbje të mëdha dhe nuk ka raportuar asnjëherë fitime. Në bilancet e 3 viteve të fundit (2015-2017) Hygeia e ka pranuar hapur që është në vështirësi financiare dyshime në lidhje me aftësinë e shoqërisë për të vazhduar në vijimësi.

Spitali Hygeia, i dyti më i madh në vend, raportoi të ardhura prej 2.6 miliardë lekë, me një rënie prej 3% me bazë vjetore në 2017-n, duke shënuar vitin e parë me tkurrje aktiviteti. Humbjet u thelluan me 15%, në 433 milionë lekë, sipas bilancit zyrtar. Detyrimet afatshkurtra i tejkalojnë aktivet afatshkurtra me 1.9 miliardë lekë.

Edhe vetë kompania, në analizën e bilancit, për të tretin vit radhazi pranon gjendjen e vështirë të saj. “Pamundësia e shoqërisë në përmbushjen e kushteve të marrëveshjes së huasë dhe nevojave financiare, humbjet e saj të përsëritura nga operacionet, si dhe pozita negative e kapitalit punues mund të hedhin dyshime në lidhje me aftësinë e shoqërisë për të vazhduar në vijimësi. Aftësia e shoqërisë për të përmbushur detyrimet dhe për të vazhduar në vijimësi varet nga fondet e marra nga shoqëria mëmë.

Shoqëria mëmë është angazhuar të vazhdojë të sigurojë mbështetje financiare për shoqërinë. Drejtimi beson se po merr të gjitha masat e nevojshme për të mbështetur qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e biznesit të shoqërisë në rrethanat e tanishme. Drejtimi beson se po merr të gjitha masat e nevojshme për të mësbhettur qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e biznesit të shoqërisë në rrethanat e tanishme”, thuhet në shënimet e bilancit 2017.

Spitali ka një stok kredie prej 2.7 miliardë lekësh, deri në fund të 2017-s, të cilin e ka marrë në vitin 2010 dy institucione ndërkombëtare, BERZH dhe Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim. Por, Hygeia ka pasur vazhdimisht vështirësi në pagimin e tyre ndaj i ka ristrukturuar dhe shtyrë vazhdimisht pagimin e principalit dhe për momentin po paguan vetëm interesat, sipas deklarimeve në bilanc.

Në qershor 2018. Hygeia miratoi një rritje kapitali, nga 3.7 në 4 miliardë lekë. Megjithatë, humbjet e akumuluara në kapital për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm negativ, arrijnë në 2.7 miliardë lekë.

SHKRIMI I PLOTË

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY