Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Miqësia e panjohur dhe e fshehur e Enver Hoxhës me miliarderin e biskotave nga Britania

23/08/2018
FOTO LAJM/ E njihni personazhin pas…?! Të shkretit i shkoi jeta nëpër kongrese…!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kujtimet e Enver Hoxhës janë të mbushura me urrejtje dhe fyerje ndaj dhjetëra britanikëve që luftuan në Shqipëri.

Shumë prej tyre kishin rrezikuar jetën për të sjellë ndihmë për partizanët shqiptarë, por Enver Hoxha gjithnjë dyshonte se anglezët do zbarkonin në Shqipëri për t’i rrezikuar pushtetin

Por ndryshe nga të tjerët, një britanik përbën përjashtim dhe ai është Alan Palmer, i vetmi që nuk akuzohet nga Hoxha dhe kjo për disa arsye.

Alan Palmer ishte rreth 29 vjeç kur zbarkoi në Shqipëri për herë të parë në vitin 1943. Ai rridhte nga një familje e pasur angleze dhe gjyshi i tij ishte pronari i kompanisë më të madhe botërore të biskotave, Huntley&Palmers. Palmer kishte përfunduar studimet në Universitetin e Oksfordit dhe fliste frëngjisht, gjuha e huaj në të cilën Enver  Hoxha mund të fliste pa përkthyes.

Pasi kaloi një dimër të vështirë 1943-1944 duke kryer dhe një akt heroizmi me shpëtimin e 3 infermiereve amerikane të bllokuara në Berat, Alan Palmer do të takohej për herë të parë me Enver Hoxhën në pranverën e vitit 1944.

Në qershor të vitit 1944 u vra në mënyrë të mistershme kreu i misionit britanik Filip Lik dhe britanikët e zëvendësuan atë me Alan Palmer, duke i dhënë edhe gradën e Lejtnant Kolonelit, sapo kishte mbushur 30 vjeç.

Palmer, i ri dhe ambicioz, ishte i vetmi oficer britanik që fitoi respektin e Enver Hoxhës dhe ai mund ta takonte atë pa nevojën e një përkthyesi. Enver  Hoxha nuk pranonte asnjë tjetër për të komunikuar dhe gjithnjë komanda aleate e Mesdheut i kërkonte Palmerit të negocionte me Enver  Hoxhën. Në përfundim të luftës, Palmer u bë këshilltari politik i misionit Britanik në Tiranë dhe sërish ai do të ishte i vetmi që do të bisedonte me Hoxhën për tema të nxehta.

Ai njihej për miqësinë e tij me liderët komunistë shqiptarë ndërsa kolegët britanikë evidentonin afërsinë e Palmerit me Hoxhën, shpesh duke hedhur dyshime se Palmeri ishte një mbështetës i diktatorit shqiptar.

Në vjeshtën e vitit 1945 Palmer do të largohej nga Shqipëria dhe nuk do të fliste më për Enver Hoxhën, por as ky i fundit nuk do e anatemonte si gjithë oficerët e tjerë britanikë. Besohet se ata nuk patën më kontakte ndonëse së bashku ishin takuar me dhjetëra herë duke diskutuar temat më të nxehta të luftës dhe fillimet e pushtetit pas saj. Alan Palmer, pas lufte, do të merrte në dorë fabrikën e biskotave Huntley&Palmers, më e madhja në botë. Ajo ishte krijuar që në fillim të shekullit të 19-të dhe në fillim shekullin 20-të, Huntley&Palmers ishte një ndër kompanitë më të mëdha në botë.  Miliarderi i biskotave nuk foli më për miqësinë e tij me Enver  Hoxhën, miqësi që e gradoi shpejt dhe i dha vëmendjen që ai kërkonte gjatë shërbimit të tij në Luftën e Dytë Botërore, duke u dekoruar pas saj nga Mbreti Britanik për Shërbime të Shquara./Erald Kapri, Kujto.al

Tags: enver hoxhaHistorimiqesi e vjeter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.