Strazimiri: ”Nuk është thjesht çështje taualantësh… fatkeqësisht”

Strazimiri: ”Nuk është thjesht çështje taualantësh… fatkeqësisht”

138
0
Shares

Deputeti demokrat Gent Strazimiri në një postim në rrjetin e tij social facebook, shkruan lidhur me çështjen e Edmond Begos dhe pranimit nga ana e Taulant Ballës, se ky i fundit e njihte shumë mirë atë dhe familjen e tij.

Por, problemi që deputeti parashtron në shkrimin e tij, është raportimi jo i duhur i kësaj ngjarjeje nga disa prej mediave në vend, të cilën ai e quan një pandershmëri profesionale dhe intelektuale.

Deputeti shkruan se për ata biznesmenë, të cilët janë të lidhur me figura publike, media rezervohet të japë detaje dhe prova që e implikojnë atë në krimin e organizuar, pasi këtë detyrohen ta bëjnë për shkak të ‘biznesmenëve të medias’.

Deputeti shkruan : ”Këtu tek ne kërcënimi për qeveritarin, të pushtetshmin, fillon dhe mbaron me “pasha Zotin do ia çoj Sali Berishës ta nxjerri në facebook” … Ai dhe facebook-u i tij janë sot media më influente pasi nuk është biznes, është thjesht E VËRTETA!”

Postimi i plotë

 Nuk është thjesht çështje “taulantësh”… fatkeqsisht!

“Biznesmeni i suksesshëm Ergys X i ekzekutuar dje në mes të …. I cili njihej ndryshe edhe me emrin Baftjar Y… 59 vjeç”
“Vrasja e biznesmenit të njohur, 60 vjeçarit Rigers X, ose siç njihej në qytet Xhevdet Y, pak orë më parë me një atentat mafioz në qendër të ….”
“Atentati i sotëm në qendër të …ku mbeti i vrarë ndërtuesi i njohur Klevi X, i cili mbante dhe emrin Demir Y…”

Ky është raportimi që marrim nga media për pjesën dërrmuese të atentateve mafioze dhe vrasjeve që trondisin opinionin jo vetëm lokal. Bëhet fjalë për “biznesmenë” province, figura të njohura për të shkuarën kriminale të paktën lokalisht, të cilët nuk raportohen as me emrin e as me zanatin e tyre të vërtetë, dhe sigurisht jo “për respekt ndaj të ndjerit” …

Është qartësisht rasti i pandershmërisë profesionale dhe intelektuale, të qëllimshme, të raportuesve të lajmit, për shkak të përfitimit të drejtpërdrejtë nga ana e “biznesmenëve” të medias. Nëse lexon kronikën e zezë kupton se kush e ka në dorë biznesin, paranë në Shqipëri. Nëse rrëmon edhe fare pak, arrin të mësosh edhe lidhjet politike të “biznesmenit të susksesshëm”, përmes të cilave ka arritur të jetë ndërtues, fitues tenderash lokalë dhe kombëtarë, zhvillues hapësirash publike, etj., etj., etj.

Kur lidhjet politike të tyre bëhen publike nga, fjala vjen opozita, “biznesmeni” dhe politikani në “miqësinë” e tyre gjejnë pasqyrimin më neutral në media!!!! Tensioni 12.8, për t’ua patur zili!

Sepse media për të qenë “korrekte”, nuk mund të ketë të njëjtin qëndrim me opozitën … se politizohet pastaj! Madje edhe sikur kjo e fundit të ketë të drejtë me fakte dhe prova publike, madje edhe kur këto do të duhej në fakt t’i kishim marrë vesh nga gazetari si në gjithë botën…!?

Dhe kjo nuk është thjesht punë “taulantësh” politikë!

“Taulantët” dhe “politika” e tyre kanë boll gjynahe, e do kenë gjithmonë, si kudo nëpër botë derisa ua zbulojnë…gazetarët…
Nuk ka film evropian a amerikan, pa një batutë drejtuar një politikani, një të pushtetshmi, të tipit “tashmë i kam faktet dhe provat” e që pasohet nga fraza “do ia çoj gazetarëve dhe nesër në mëngjes je i mbaruar”!

Ky është momenti kur “taulanti” zverdhet, kur “saje qorri” lutet, kur “lali plehu”, “edvini” përgjërohet, zvogëlohet… Kur politika pastrohet!!!! Përgjithësisht sekuencat menjeherë pas kësaj janë ato të rotativës së gazetës, edicionit të lajmeve në çdo tv, shoqëruar me tingujt e sirenave të policisë që ndalojnë me nxitim makinat nga të cilat zbret prokurori…
Por kjo ndodh vetëm në filma!

Këtu tek ne kërcënimi për qeveritarin, të pushtetshmin, fillon dhe mbaron me “pasha Zotin do ia çoj Sali Berishës ta nxjerri në facebook” … Ai dhe facebook-u i tij janë sot media më influente pasi nuk është biznes, është thjesht E VËRTETA!

Tani filloni pak “analizat” , “opinionizat” “politologjizmat” në bazë të “politikës editoriale” kundër opozitës që nuk kontribuokësh në mënyrë konstruktive por sulmokësh “edvinërinë”, sepse në këtë “taulantëri” ku jetojme, është e vetmja “liri” që ju ka mbetur!
E vetmja që as nuk do taksohet kurrë!!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY