Dhuna mes tifozëve në stadiumin e Korçës, dënohen rëndë Partizani dhe Skënderbeu

Dhuna mes tifozëve në stadiumin e Korçës, dënohen rëndë Partizani dhe Skënderbeu

249
0
Shares
foto ilustruese

Komisioni i Disiplinës ka dhënë vendimin pas dhunës mes tifozërisë në ndeshjen Partizani-Skënderbeu.

Disiplina vendosi gjobë për Partizanin, në vlerën e 2 milion lekëve. Gjithashtu është vendosur se në 4 ndeshjet e ardhshme, Partizani do të debutojë pa tifozët prezentë.

Ndërsa për skuadra e Skënderbeut u gjobit me 3 milion lekë dhe do të luajë pa tifozët në 5 ndeshjet e ardhshme.

Kujtojmë çfarë ndodhi në stadium disa ditë më parë

Sherr i madh në ndeshjen Skënderbeu-Partizani ku të paktën dy persona mbetën të plagosur mes tifozëve dhe një numër u ndaluan në policia e Korcës.

Në minutën e 62 tifozët korçarë hodhën tymuese dhe takimi u ndërpre për 2 minuta. Por situata i acaroi palët. Skuadrat në 10 minutat në vazhdim u treguan të kujdesshme, por në të 72’ situata u komplikua së tepërmi.

Tifozët nisën të përleshen mes tyre, duke goditur njëri-tjetrin me dende të forta, e kjo solli edhe të dëmtuar. Për punonjësit privatë të sigurisë, ky ishte një moment mjaft i vështirë për t’u menaxhuar. Nisur nga numri i madh i të pranishmëve në stadiumin “Skënderbeu”, situata doli jashtë kontrollit.

Takimi u pezullua me arbitrin që mblodhi lojtarët. Ambulanca hyri në fushë për të dhënë ndihmën e parë.

Ndërkohë që në vazhdim, forca të policisë hynë në stadium dhe arritën që të risillnin normalitetin. Takimi rinisi sërish pas 15 minutash. Por vendimi që forcat e policisë të mos angazhohen në ndeshjet e kampionatit shqiptar të futbollit që në takimin e parë ka rezultuar i gabuar, nisur nga incidenti serioz i ndodhur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY