Mbetet pa drita një pjesë e Sarandës, turistët bllokohen në ashensor

Mbetet pa drita një pjesë e Sarandës, turistët bllokohen në ashensor

135
0
Shares

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe incidentet e turpshme vazhdojnë të ndodhin në zonat bregdetare të vendit tonë.

Zona e Kanalit të Cukës në Sarandë prej tre orësh ka mungesë të energjisë elektrike. Një pjesë e hoteleve dhe shtëpive të pushimit po qëndrojnë pa punë duke u detyruar të presin derisa energjia të rikthehet.

Nga mungesa e energjisë, një çift nga Italia raportohet se ka mbetur brenda në një ashensor prej disa minutash, derisa kanë qenë pronarët ata të cilët i nxorrën.Ndërkohë në hotele të tjera, ka djegie të pajisjeve elektro-shtëpiake.

Shkak i mungesës  së energjisë është zjarri që përfshiu  n/stacionin elektrik për shkak të ngarkesës.

Shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë dhe fiku zjarrin, ndërkohë që gjithë transformatorët janë djegur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY