Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Familjes angleze i kalon vdekja para syve ndërsa kthehej nga Komani:”Na ranë gurët nga mali”

20/08/2018
Familjes angleze i kalon vdekja para syve ndërsa kthehej nga Komani:”Na ranë gurët nga mali”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Udhëtimi i parë i familjes angleze në Shqipëri nuk shkoi siç pritej. Martijn Stolte, bashkëshortja e tij Helene dhe dy fëmijët e tyre 18 dhe 4 vjeç ndihen me shumë fat pasi i shpëtuan vërshimit të gurëve në rrugën e Komanit. Pas një vizite në Valbonë familja po kthehej drejt Shkodrës, por në një moment fatkeq gurë të mëdhenj u shkëputën nga mali dhe ranë mbi makinën ku udhëtonin 4 persona duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

“Isha në Tropojë në Valbonë, kalova një ditë shumë të bukur. Ishim duke udhëtuar në rrugë dhe kishte shumë reshje shiu. Papritur gurët nisin të binin në makinën tonë. Xhamat u thyen dhe makina u dëmtua. Fëmijët nisin të qajnë por ne ndaluam menjëherë dhe falë Zotit nuk ndodhi gjë dhe të gjithë jemi shumë mirë. Thjesht është dëmtuar makina. As vetë nuk e di se çfarë kam përjetuar. Jam me fat që dy fëmijët nuk janë dëmtuar edhe pse unë kam disa gërvishtje të vogla. Është e vështirë për të treguar se sa gurë kanë rënë por besoj se 4 të mëdhenj dhe pastaj shumë tjerë të vegjël pa pushim kanë goditur makinën time”, tregon kryefamiljari nga Anglia, shkruan balkanëeb.

Pavarësisht incidentit të rrezikshëm në Shqipëri, Stolte ndan një opinion shumë të mirë për shqiptarët dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar.

“Njerëzit e mrekullueshëm të Shqipërisë na ndihmuan shumë. Ata morën gruan time, dy fëmijët dhe i kanë dërguar në hotel dhe tani po çoj edhe makinën nëse mund të rregullohet. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe të dashur. Të gjithë kërkonin të na ndihmonin dhe u ndjemë shumë mirë nga kjo sepse ne ishim në mes të maleve dhe nuk dimë asnjë fjalë shqip”, tregon turisti.

Për të duhet që rruga e Komanit të rikonstruktohet menjëherë ndërsa sipas përvojës së tij nga udhëtimet, malet gjatë rrugës duhet të sigurohen për të mos lejuar rënien e gurëve.

“Është e çuditshme sepse pasi ulesh nga trageti në Valbonë rruga është shumë e mirë por këtu në Koman është një rrugë çfarë të them, e çmendur, nuk e imagjinoja. Duhet të rikonstruktoni rrugën dhe të sigurohen malet që të mos bien gurët. Tjetra është që të informohen njerëzit kur ka reshje shiu dhe të mos lejohet kalimi”, thotë Stolte.

Edhe pas këtij incidenti pushimet e familjes angleze në vendin tonë nuk do të përfundojnë.
“Nuk më intereson që është dëmtuar makina por më intereson që kemi shpëtuar, makina do rregullohet dhe do vijojmë rrugëtimin tonë në Shqipëri. Më pas do shkoj në Ulëz dhe në Borsh”, tha kryefamiljari nga Anglia./ Ballkanweb

Tags: anglezeKOMANturistevdekje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.