Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Banka e Shqipërisë “dorëzohet” para euros: Nuk kemi asnjë rezultat!

20/08/2018
Flasin ekspertët: Euro në pikiatë, kriza nga futja në treg e parave të pista
Share on FacebookShare on Whatsapp

Banka e Shqipërisë nisi këtë vit aplikimin e një pakete masash që synonin të dekurajonin përdorimin e euros fillimisht për depozita dhe kredi në banka, por treguesit e monitoruar deri në fund të qershorit 2018 tregojnë se nuk ka një përmirësim në sjelljen e konsumatorëve shqiptarë, përkundrazi depozitat dhe kreditë në euro janë rritur më tej

Vetë Banka e Shqipërisë në një analizë të posaçme këtë qëllim evidentoi se, bazuar në ecurinë e gjashtëmujorit të parë 2018, vërehet një rritje e lehtë peshës së depozitave në valutë ndaj totalit të depozitave, nga niveli 52.3% në 53.2%.

Banka raporton se, niveli aktual i raportit të depozitave në valutë të sektorit privat, ndaj totalit të depozitave pranë sektorit bankar vijon të jetë dukshëm më i lartë se niveli mesatar i këtij raporti për vende me ekonomi të ngjashme si Shqipëria.

Gjithashtu portofoli i kredisë për sektorin privat ka njohur rritje të lehtë të peshës së kredisë në valutë. Në fund të qershorit 2018, kreditë në valutë ndaj totalit shënonin 57.2%, me rritje prej 0.6 pikë përqindjeje krahasuar me gjashtë muaj më parë. Megjithëse kredia e pambrojtur ndaj rrezikut të kursit të këmbimit ka njohur rënie gjatë periudhës, ajo vijon të ketë një peshë të konsiderueshme në portofolin e kredisë në valutë.

Borxhi publik ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit, ku kontributin kryesor e ka dhënë rritja e borxhit në lekë. Kursi i këmbimit të lekut ndaj monedhave kryesore ka vijuar prirjen forcuese të periudhave të mëparshme, i pandikuar nga efekti i masave të deuroizimit. Ecuria e vlerave të treguesve dëshmon se masat nuk kanë pasur ndikim domethënës.

Banka e Shqipërisë vlerësoi se pavarësisht paketës së deuorizimit,  sektori bankar shqiptar paraqet nivele të larta të euroizimit, që reflektojnë përdorimin e valutës në shkallë të gjerë në ekonominë vendase.

Për këtë arsye, Banka lajmëroi se mbështetur në Memorandumin e Bashkëpunimit, Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, do të vijojnë aplikimin e masave për tregjet dhe instrumentet që mbikëqyrin respektivisht, me qëllim nxitjen e përdorimit sa më të gjerë të monedhës vendase në ekonominë shqiptare. /Monitor
 

Tags: banka e shqiperiseeuro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.