Horoskopi, 20 Gusht 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 20 Gusht 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

192
0
Shares

Dashi

Gjatë kësaj të hëne nuk do të shfaqni një sjellje shumë korrekte në punë, por kjo është periudha ku vetëm duke favorizuar bashkëpunimin do të arrini të mbyllni disa çështje të rëndësishme. Në dashuri do të reflektoni thellësisht. Ky është një moment i mirë për tu relaksuar nën shoqërinë e partnerit/es.

Demi

Mund të arrini suksesin e dëshiruar dhe kjo pasi së fundmi intuita ka qenë në favorin tuaj. Fatmirësisht do të kaloni me sukses dhe kurajo çdo të papritur. Edhe dashuria do të jetë në periudhën e saj më të mirë.

Binjakët

Parashikohen mundësi shumë të mira për të rindezur krijimtarinë tuaj. Po angazhoheni maksimalisht për të qenë më të pavarur, dhe për këtë arsye jeni shumë të përqendruar në realizimin e projekteve të reja.

Gaforrja

Parashikohen ditë që do ju gjejnë më të ndjeshëm dhe emotiv dhe për këtë arsye duhet të mundoheni të shmangni konfliktet në familje ose në dashuri. Megjithatë shmangni izolimin total, për shkak se parashikohen mundësi shumë të mira për takimet.

Luani

Më në fund do të keni mundësi për të marrë pjesë në një nismë të re e cila do stimulojë krijimtarinë tuaj. Jini të gatshëm për të dëgjuar sugjerimet e bashkëpunëtorëve tuaj. Në dashuri parashikohet një javë e rëndësishme për ata që duan të shprehin hapur ndjenjat.

Virgjëresha

Do të ndiheni disi të lënë pas dore dhe kjo për shkak se ditëve të fundit keni pasur momente tensioni me partnerin/en. Horoskopi i kësaj të hëne ju sugjeron që të mos humbni qetësinë dhe të përqendroheni në veten tuaj dhe në mirëqenien në çift. Udhëtimet janë mjaft të favorizuara.

Peshorja

Kjo fillim javë është e rëndësishme për të rindezur ndjenjat. Edhe nga pikëpamja profesionale parashikohen zhvillime interesante dhe për këtë arsye duhet të jeni të organizuar mirë, përpara se të përfshiheni në nisma të reja.

Akrepi

Në dashuri duhet të jeni të durueshëm, për shkak se mundësitë që prisni janë fare pranë. Do të keni mundësi që të shkëlqeni në vendin e punës dhe për këtë arsye bashkëpunëtorët tuaj do ju shohin si pikë referimi.

Shigjetari

Merrni kohën që ju duhet për t’iu përkushtuar totalisht vetes tuaj, ndoshta duke u larguar nga rutina e përditshme. Ky është një moment shumë i mirë për të rikuperuar ndjenjat, por duhet të jeni të gatshëm që të merrni vendime të rëndësishme.

Bricjapi

Parashikohet një ditë e cila do ju shohë tejet të përkushtuar dhe të gatshëm për të bashkëpunuar me kolegët tuaj. Do të shfaqni zgjuarsi dhe një komunikim të paparë, ku të gjithë do të jenë në kërkim të këshillave tuaja. Mbrëmja parashikohet të jetë mjaft emocionuese.

Ujori

Në vendin e punës më në fund do të ndiheni të vlerësuar dhe kjo rigjetje sigurie do ju lejojë që të përfshiheni në nisma të rrezikshme me shumë kurajo. Në dashuri parashikohen zhvillime të rëndësishme.

Peshqit

Do të jeni tejet pozitiv dhe kjo sjellje do ju lejojë që të shfaqni aftësitë tuaja me guxim në çështjet e biznesit. Kjo javë është mjaft e rëndësishme për të vlerësuar më mirë ndjenjat dhe takimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY