Një tjetër aksident hekurudhor ka ndodhur sot. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 18.20 te Ura e Gërdecit, në Tiranë, ku për rrethana ende të pazbardhura, treni i linjës Tiranë – Durrës, ka përplasur një makinë.
Për pasojë është dëmtuar rëndë një fëmijë 11-vjeçar i cili udhëtonte me babanë e tij në makinën e aksidentuar. Mësohet se fëmija është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ky është aksidenti i dytë hekurudhor, në dy ditët e fundit. Një aksident i tillë ndodhi dje te Shkëmbi i Kavajës, ku treni përplasi një “Volvo”, me të cilën udhëtonin prindërit dhe fëmijët.
Informacion Paraprak I policise
Më datë 18. 08. 2018, rreth orës 18:20, te “Ura e Gërdecit”, treni i linjës “Tiranë – Durrës” është përplasur me mjetin me targa AA 181 PJ me drejtues shtetasin F. S., dhe pasagjer shtetasin A. S., rreth 11 vjeç (djali i F. S.).
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar fëmija i mitur A. S., 11 vjeç, i cili po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/