Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kur Rama zhgënjen dhe mbështetësit e tij, ja çfarë kryeministri kemi sipas shkrimtarit Mehmeti

18/08/2018
Kur Rama zhgënjen dhe mbështetësit e tij, ja çfarë kryeministri kemi sipas shkrimtarit Mehmeti
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shpeshherë ndodh që një person të cilin e ke mbështetur aq shumë, të zhgënjen dhe kryeministri Rama është rasti më i mirë të cilit mund ti referohemi.

Kim Mehmeti është një shkrimtar dhe  publicist, përkthyes nga gjuha maqedonase në atë shqipe dhe anasjelltas, një emër i njohur për Shqipërinë, i cili e ka mbështetur për një farë kohe shumë Edi  Ramën, para se dhe vetë ai të vinte në pushtet.

Por dy mandatet e kryeministrit aktual kanë mjaftuar për ta zhgënjyer shkrimtarin i cili ka reaguar duke thënë se ka njohur një personazh krejt ndryshe nga ai që ka qenë.

Në një intervistë, ai është shprehur se ligësine e një individi mund ta zbulosh vetëm kur ai bëhet i pasur dhe i pushtetshëm.

‘‘Kështu që nuk kisha si ta shpalosja ligësinë e Edi Ramës përderisa ai ishte i mirë me të gjithë që mund ta ndihmonin të ngjitej atje ku synonte: ta mposhtë popullin e vet dhe ata që i kishin besuar. Po, ligësia e tij si njeri është ajo që sot më bën ta konsideroj si burrështetas të dështuar dhe si politikan të cilit nuk i duhet besuar” ka thënë para gazetares Entela Resulaj .

Shkrimtari ka treguar se Edi Rama prej kohësh është shkëputur nga realiteti në të cilin jeton dhe është shpërngulur në botën e tij imagjinare duke besuar se po të mos ishte ,ai çdo gjë do shkonte “në të s’ëmës”.

*Ja disa citate të tij të shkëputura nga intervista botuar në gazetën Dita

“Arroganca është mbulesë e injorancës dhe e frikës se të tjerët do mund ta zbulojnë të vërtetën që e fsheh nga ata. Për Kryeministrin e Shqipërisë mund të thuash ç’të duash, përpos se është injorant. Andaj, siç duket, me arrogancën e vet ai don të fshehë diçka që është edhe më e keqe se injoranca për një burrështetas; frustracionet personale dhe mendjemadhësinë.

E di, gjitha këto vlerësime e kritika, Kryeministri i Shqipërisë do i komentonte me thënien: karvani do të shkojë përpara, sado të lehin qentë! Dhe sikur të mos e kishte ndje veten si kalorës, kritikët e tij si qenë, e popullin si deve, ai që moti do e kuptonte se, nuk quhet karvan tufa e hienave!

Mendoj se ka vite që në Shqipëri është instaluar ‘diktatura demokratike e rilindësve’. Dhe kjo diktaturë nuk e nënshtron popullin duke i kontrolluar të vërtetat që publikohen, por duke i vënë nën kontroll gënjeshtrat nëpërmjet të cilave shlyhet pragu që ndanë të vërtetat nga të rrejshmet. Si dhe, kjo ‘diktaturë’ nuk i mbyll kufijtë dhe nuk i vret në kufi ata që duan ta braktisin shtetin, por përkundrazi, i nxit dhe i detyrojnë kundërshtarët e vet politik ta braktisin vendin, duke mos u lejuar të punësohen e të mbijetojnë në mëmëdheun e tyre. Dhe kështu – njësoj si Enveri që dikur ndërtoi shtet vetëm për të dëgjueshmit e vet – edhe ‘rilindësit’ në Shqipërinë e sotme, ndërtojnë shtet vetëm për ata që u përkulen atyre”.

Tags: Edi Ramakim mehmetireagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.