Kapet drogë në kufirin me Greqinë

Kapet drogë në kufirin me Greqinë

71
0
Shares

Policia greke ka realizuar dy operacione të ndryshme anti-drogë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni i parë është zhvilluar në Nea Selefkia, Igumenice, ku është gjetur një automjet i braktisur. Brenda tij u gjeten dhe sekuestruan 42 pako me 144 kg 110 gram marijuane. Rezulton se mjeti është vjedhur ne 13 korrik 2018 në Kordhelio-Evosmu. Policia greke vijon kërkimet për gjetjen e trafikanteve.

Operacioni i dytë u zhvillua në Kompoti, në Arte, ku është kapur një mjet qe vinte nga kufiri gjelbër. Brenda ne mjet u gjeten dhe sekuestruan 100 pako me 102 kg 593 gram marijuane. Policia greke arrestoi drejtuesen e mjetit, femër greke 52-vjec dhe u shpall ne kërkim pronari i mjetit, mashkull grek 29-vjec.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY