Ka dështuar të kalojë kufirin me një pasaportë të dyshuar si holandeze, një tirans. Ai është pikasur dhe arrestuar nga Policia Kufitare e Murriqanit, ndërsa ka tentuar të largohet jashtë Shqipërisë.
Pas kësaj, 50-vjeçari A. A., tashmë i prangosur, do të përballet me drejtësinë.
Ja njoftimi i plotë i policisë së Shkodrës
Më datë 17. 08. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Murriqan-Shkodër, u kap duke përdorur një pasaportë holandeze të dyshuar si të falsifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër bazuar në nenin 89 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/