23 të vdekur nga përplasja e një autobusi, policia gjen edhe gjysem...

23 të vdekur nga përplasja e një autobusi, policia gjen edhe gjysem ton…..

188
0
Shares

Policia ka zbuluar më shumë se gjysmë ton marijuanë të fshehur në pjesën e poshtme të një autobusi turistik të aksidentuar në Ekuador, ku vdiqën 23 persona. Lënda narkotike ishte e ndarë në rreth 600 pako, të cilat u zbuluan nga një qen-antidrogë.

Një drejtues policie në Ekuador u tha gazetarëve se gjatë këtij viti ishin ndalur 3 autobusë që ishin nisur nga Kolumbia, brenda të cilëve ishin zbuluar 400 kg kokainë dhe 600 kg marijuanë në rrethana të ngjashme.

Prokurorët kolumbianë thanë të enjten se në të njëjtin autobus ishin gjetur 80 kg kokainë. Ndërsa marijuana, mbi 500 kg u gjet e veçuar në rrënojat e autobusit të aksidentuar. Prokurori Ruth Palacios u shpreh se do të merren në pyetje 22 pasagjerët e plagosur, të cilët janë kryesisht kolumbianë, për të zbuluar nëse kanë dijeni për përgjegjësit e këtij trafiku droge.

Autobusi turistik u rrëzua mbi 3 banesa pasi u përplas me një mjet. Një nga dy shoferët, që u plagos në aksident, është arrestuar nga policia. Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë një difekt në sistemin e frenimit, për shkak të tejnxehjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY