Detaje të reja vijnë nga ngjarja e ndodhur afër Golemit, konkretisht në Kavajë.
Është mësurar zyrtarisht, se treni ka përplasur një automjet tip fuoristradë në të cilën po udhëtonin një familje. Treni ishte i linjës Durrës-Elbasan dhe ishte nisur herët në mëngjes drejt qytetit bregdetar.
Treni ka shtyrë automjetin rreth 200 m mbi shinat e trenit.
Fatmirësisht, nuk ka asnjë viktimë, dhe familjarët vetëm kanë marrë lëndime. Familja përbëhej nga 6 persona, 4 prejt të cilët fëmijë të cilët janë dërguar në spital.
Tentativa e makinës për të kaluar nga rruga dytësore në rrugën kryesore duke kaluar mbi shinat kanë qënë motivi pse ka ndodhur aksidenti. Drejtuesi i automjetit nuk e ka vënë re sinjalin e trenit.
*Videoja e marrë nga Fax News
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/