Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hashim Thaci: Përfundimi i bisedimeve me Serbinë, njohja reciproke mes dy vendeve

17/08/2018
Prishtinë-Beograd/ Thaçi: Marrëdhëniet duhen normalizuar, por Kosova mos të bëjë më lëshime
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha të premten se përfundimi i bisedimeve me Serbinë duhet të përmbyllët me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ai i bëri këto komente nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter.

“Fundi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe shënimin e kufirit 400 kilometra në mes të dy vendeve, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizata tjera. Opinionet tjera rreth rezultateve të këtij dialogu, janë të pakuptimta apo interpretime false“,thuhet në postimin e presidentit Thaçi.

Ditëve të fundit janë shtuar idetë për ndarjen tokësore të Kosovës, shkëmbimin e territoreve apo ‘korrigjimin e kufirit” në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosova e ka hedhur poshtë ndërkaq idenë e ndarjes tokësore të saj, por është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën. Ideja e tij është kundërshtuar nga pothuajse të gjithë udhëheqësit politik në Kosovë, të cilët pohojnë se ato mund të dëmtojnë shtetësinë e Kosovës.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç vazhdon të ritheksojë se do të vazhdojë të luftojë për ndarjen dhe për t’u siguruar serbëve më shumë se sa që kanë tash për tash në Kosovë.

Presidenti serb tha se të premten se “është gati dhe e di çmimin që duhet paguar për guximin në Serbi, për të zgjidhur çështjen e Kosovës”, ndërsa paralajmëroi vizitën më nëntë shtator në Kosovë, për të diskutuar siç tha me serbët drejtimin që politika e Serbisë planifikon të ndjekë përballë Kosovës.

Debatet e ditëve të fundit, nxitën reagime të shumta edhe te faktorët ndërkombëtarë perëndimor.

Të hënën kancelarja gjermane Angela Merkel tha se tërësia tokësore e Ballkanit Perëndimor është e pandryshueshme dhe se një qëndrim i tillë duhet përsëritur sepse ka gjithmonë përpjekje për të diskutuar mbi kufijtë.

Qëndrim të njejtë ka shprehur edhe të premten gjatë takimit me kryeministrit malazez, Dushko Markoviç, në Berlin të Gjermanisë. Në një postim të qeverisë malazeze thuhet se “dy udhëheqësit janë pajtuar se nuk duhet të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan”.

Dhe derisa kancelarja Merkel kishte folur për mosndryshim të kufijve, debatet megjithatë mbetën të nxehta për shkak të refuzimit të Brukselit dhe Ëashingtonit për të folur hapur kundër ideve që vijnë nga Beogradi dhe Prishtina.

Por, diplomati Philip Kosnett i emëruar nga presidenti Trump si ambasador i ardhshëm amerikan në Kosovë, tha para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, se qëndrimi amerikan lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka ndryshuar.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes dy vendeve. Mendojmë se ka rëndësi kritike që të dyja vendet të avancojnë për të kapërcyer tensionet e vjetra. Ne besojmë se është me rëndësi kritike që dy vendet të jenë në gjendje të diskutojnë ide të reja. Kjo nuk është fjalë-kod për të mbuluar idenë e shkëmbimit të territoreve. Ne duam të shohim se çfarë idesh do të paraqesin dy qeveritë. Synimi ynë strategjik afat-gjatë është të shohim qëndrueshmëri në rajon, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të vjetra mes dy vendeve në forma që forcojnë lidhjet e dy vendeve me Perëndimin,”tha zoti Kosnett.

Bisedimet pritet të rifillojnë në shtator dhe do të duhej të çonin në një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës që ka hyrë në vitin e 11-të pavarësisë dhe Serbisë që vazhdon ta kundërshtojë atë. Marrëveshja është kusht për të dyja palët që të përparojnë në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.voa

Tags: demarkacioni me serbinehashim thacimerkel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.