Zbardhen kuotat për Master në Universitetin e Tiranës

Zbardhen kuotat për Master në Universitetin e Tiranës

275
0
Shares

Publikohen kuotat që ka miratuar universiteti i Tiranës, për të gjitha programet e studimit në master për vitin e ri akademik 2018- 2019. Gjithsej janë 6067 vende në dispozicion për studentët brenda vendit, 3400 prej të cilave për Master Shkencor dhe 2667 për Master Profesional.

Si çdo vit, për kategori të caktuara ka të tjera vende në dispozicion. Më konkretisht, 333 për kandidatë studentë nga trojet, 32 për shtetas të huaj, 322 për kategori të veçanta, 52 për transferime dhe 469 kuota për ata që dëshirojnë të ndjekin një master të dytë.

Përpara pak ditësh, Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzimin e pranimeve për studimet master, duke përcaktuar afatet limit për aplikime, 12 tetor për universitetet publike dhe 19 tetor për ato private. Çdo procedurë, që nga dorëzimi i dosjes e deri te dalja e fituesve, do të zhvillohet pranë fakulteteve përkatëse, përgjegjëse për pranimet në ciklin e dytë, sipas ligjit për arsimin e lartë.

Të drejtën për të aplikuar e kanë të gjithë ata që kanë përfunduar studimet bachelor dhe janë pajisur me diplomën përkatëse, ata që janë diplomuar jashtë vendit një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë si dhe kanë njehsuar diplomën pranë Ministrisë së Arsimit. Njohja e gjuhës së huaj është kushti primar për të gjithë ata që i drejtohen UT-së për master, ndërsa mesatarja e bachelorit përbën kriterin bazë për t’u pranuar.

55555

Përpos dy treguesve të mësipërm, me kompetencat që i jep ligji, çdo fakultet nga ana e vet u jep përparësi studentëve që kanë përfunduar studimet bachelor në të njëjtin fakultet. Por kjo nuk iu mbyll dyert atyre që kanë përfunduar studimet e larta në një tjetër universitet brenda apo jashtë vendit. Vulën përfundimtare për ta do ta ketë mesatarja e 3- vjeçarit. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet sipas rendit zbritës të notës mesatare të ponderuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY