Tërmet i fortë në Itali, njerëzit mbushën rrugët

Tërmet i fortë në Itali, njerëzit mbushën rrugët

124
0
Shares

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 u regjistrua sonte në mbrëmje në orën 20:19 në Itali. Epiqendra, raporton Ingv, ishte 4 kilometra nga Montecilfone, në provincën e Campobasso, në një thellësi prej 9 kilometrash. Njerëzit mbushën rrugët. Shtëpi të dëmtuara në Palata. Tërmeti u ndje edhe në Campania, Abruzzo, Puglia dhe Lazio jugore, deri në portat e Romës.

Përveç epiqendrës Montecilfone, tërmeti gjithashtu preku komunat e tjera në provincën e Campobassos. Më të afërtat: Guglionesi, Palata, Larino dhe Tavenna. GJithashtu 6 dridhje të tjera tërmeti pati në minutat e mëpasme, tre me epiqendër në Montecilfone në thellësi 8, 10 dhe 14 km, me madhësi 2.8, 3.0 dhe 2.1 dhe dy me epiqendër në Guglionesi (Campobasso) me madhësi 3.0 dhe 2.5.

Dridhja e fundit ndodhi në 20:58, me epiqendër San Giacomo (Campobasso) me madhësi 2.5 në një thellësi prej 8 km.
Dëme të lehta në banesa u regjistruan në fshatin Palata (Campobasso), ku sipas një studimi fillestar ka çarje në mure dhe dëmtim të brendshëm të shtëpive.

Tërmeti i sotëm me magnitudë 5.2 është i dyti në më pak se 48 orë. Pak para mesnatës së 15 gushtit, një goditje me magnitudë 4.7 ishte ndjerë mes komunave të Palata dhe Montecilfone.

Zona në të cilën ra tërmeti është e gjerë. Lëkundja e tërmetit u ndje qartë nga popullata në Rieti dhe në komunat e Alto Velino tashmë të shkatërruar nga tërmeti i vitit 2016. Ajo u ndje pastaj në Campania. Salla e monitorimit të Observatorit Vezuvian – informon drejtoresha, Profesoresha Francesca Bianco – ka pasur lum thirrjesh telefonike nga qytetarët e shqetësuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY