Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

9 pyetjeve që duhet t’iu përgjigjet kryeministri Rama pas masakrës së Selenicës

16/08/2018
Erion Kristo reflekton: Unë jam idiot që prish nervat e mia me ….
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pedagogu dhe aktivisti i njohur Erion Kristo ka reaguar duke renditur në shkrimin e tij 9 pyetje ndaj kryeministrit Rama pas ngjarjes së fundit të ndodhur në Selenicës të Vlorës, ku u vranë 8 persona nga kushuriri i tyre.

Gazetari thotë se portali i Ramës nuk lejon shumë fjalë dhe në llogaridhënie flet vetëm ai, ndaj dhe këtë letër ia dërgon në formë të hapur me shpresën se do marrë një përgjigje pas këtyre pyetjeve.

Postimi i plotë

Para pak ditesh ndodhi nje ngjarje e rende, ku dikush vrau 8 te aferm te tij per nje fjale goje. Une pashe me qindra postime, midis tyre kishte shume qe ofendonin Kryeministrin. Me pas pati serish shume postime per shkak se Kryeministri nuk shprehu ndonje ngushellim per ngjarjen. Keto postime u shtuan kur Kryeministri shprehu ngushellime per ngjarjen e rende ne Itali.

Ngjarja e Italise ishte vertet e rende, ndaj shpreh ngushellimet e mia per popullin italian. Ajo ishte dhe me e rende sepse aty humben jeten dy djem shqiptare, qe shkonin ne pune. Mendoni sa fat i keq. Gjithe ajo Itali, vdekja po shqiptarin do gjemoje. Po ky eshte diskutim tjeter. Ngushellime te sinqerta per familjet shqiptare.

Le te kthehemi te reagimi i te parit te vendit tone. Ai u shpreh, me te njejten arrogance qe e karakterizon gjithmone se ai nuk ka asnje pergjegjesi per ngjarje te tilla, se ato ndodhin kudo, dhe ai ska se cfare tu beje.

Ketu jam u detyruar te nderhyj, ne rolin tim si njeri qe nuk e pranon dot marrezine, ne asnje lloj forme, ne asnje kohe. Ju e dini sa kam folur une per keto ngjarje ne te shkuaren.
Shpjegimi im eshte i thjeshte. Kryeministri e di shume mire qe ka pergjegjesi. Ai thjesht i mohon ato dhe u jep mbeshtetesve te vet argumentin qe ata ta shkruajne neper fejsbuqe dhe portaluqe. Le ti bejme disa pyetje kryenjeshit, pyetje qe nuk ja bejme dot neper ato llogaridheniet, ku vetem ai flet.

1. Cila eshte reforma juaj ne 5 vjet lidhur me shendetin mendor?
2. Pse eshte nderprere aksioni per mbledhjen e armeve?
3. Cfare ka ndodhur me denoncimet qe jane bere ne polici lidhur me personin ne fjale?
4. A ka pergjegjesi pushteti vendor dhe policia lokale?
5. Pse vetem tre dite pas ngjarjes, ne Vlore jane kapur tre persona me arme?
6. Cili eshte reagimi i qeverise tuaj lidhur me ngjarje te tilla? A keni bere ndonje mbledhje?
7. Perse Ligji per policimin ne komunitet mbahet peng?
8. Pse e degjeneruat Urdhrin e Psikologeve?
9. Vetem ne Vlore jane 1600 persona ne nje situate te shendetit mendor te cenuar. A keni dijeni?

Keto jane disa pyetje siperfaqesore. Ka dhe dhjetera te tjera. Po dhe me kaq duken qarte pergjegjesite tuaja. Ndonje reagim mund ta beje dhe opozita.

Ne gjithe boten qe permendni ju, pasi ndodhin ngjarje te tilla, dikush merr persiper pergjegjesine, me doreheqje, largim, etj. Prandaj mos na e permendni boten si pa te keq. Bota mbare reagon. Shikoni Italine pas rrezimit te ures, apo Greqine pas zjarrit.

I nderuar z. Kryeminister. Shpresoj qe ju te qeverisni. Deri me tani keni qeverisur vetem financat, me shume sukses. Po jo jeten tone. Jemi akoma te hallakatur, te pashprese, te pakesuar, te stresuar. E di qe eshte gabim qe ta kerkoj kete nga ju. Po ju keni bllokuar cdo gje. Gjithcka kulmon te ju. Madje ju na keni mesuar te merremi me atletet tuaja, gje qe une se kam bere. Na ktheni pergjigje per keto pyetje, se nuk ua nisim dot te portali, se nuk lejon shume fjale.

Tags: erion kristomasakra e selenicesPyetjeRama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.