Finalizohet operacioni policor i koduar ”Mercury”
Sekuestrohen armë zjarri, municione luftarake, motorra për mjetet ujore, automjete dhe lëndë narkotike
Arrestohet në flagrancë një 25 vjeçar si poseduesi i tyre
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë si dhe në kuadër të një pune disa javore për kapjen e personave që kryejnë veprimtari kriminale dhe që posedojnë armë zjarri pa leje kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ”Mercury”, ku si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:
D.M, 25 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë.
Në banesën e shtetasit të lartpërmendur në fshatin Llakatund janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• 1 armë zjarri automatike model 56, 4 krehëra pistolete dhe kallashnikovi. • 1260 copë fishekë pistolete dhe kallashnikovi • 3 motorra për mjete ujore me 300 kw fuqi, • 3 automjete tip furgon, autoveturë dhe kamionçinë, • 15.7 kg kanabis, 340 kubikë kanabis.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ”Kontrabanda me mallra të tjera”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ”Prodhimi, shitja e narkotikëve”, dhe ”Kultivimi narkotikëve”, parashikuar nga nenet 174, 278, 283/1 dhe 284 të i Kodit Penal.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/491403684605220/
Your email address will not be published. Required fields are marked *
Comment *
Name
Email
Website
Δ
© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.