Gjendet i mbytur, pasi u hodh nga ura mbi Mat

Gjendet i mbytur, pasi u hodh nga ura mbi Mat

331
0
Shares

Personi që u hodh nga ura në lumë u gjet pak orë më vonë i mbytur në lumin Mat. A.M nga fshati Skuraj u hodh nga një urë mbi lumin Mat dhe më pas nuk u pa të dilte prej ujit. Mgjarja ndodhi në mesditën e sotme.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak ku rreth orës 15:30, është njoftuar Salla Operative Kurbin se shtetasi A.M. 46 vjeç, banues në Skuraj është hedhur për tu larë në lumin Mat nga vendi i quajtur “Ura e Shkopetit” ( urë provizore) dhe nuk ka dalë më në breg,  u bë i mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të tij, pa shenja jete.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo  të ndonjë dukurie tjetër fizike në trupin e tij.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY