DETAJE/Shkrumbohet banesa në Fier, burri bën me faj gruan për vënien e...

DETAJE/Shkrumbohet banesa në Fier, burri bën me faj gruan për vënien e zjarrit

121
0
Shares
Foto Ilustruese

Një zjarr ra brenda në banesën e familjes Gjika duke e shkrumbuar atë totalisht. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grecalli të Fierit.

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua, sepse në momentin e zjarrit në banesën e Trifon Gjikës nuk ka pasur asnjë familjar.

Por, zjarri ka qënë i qëllimshëm. Të paktën kështu është mësuar të jetë shprehur pronari i banesës. Pronari i banesës, Ardian Gjika në një prononcim për ‘News24’ ka rrëfyer se kush është autori vënies së zjarrit.

Ardian ishte me shokët e tij dhe ishin ata që e kishin njoftua se banesa e tij ishte përfshirë nga flakët.

Sipas Gjikës, gruaja e tij është ajo që e ka vënë zjarrin pasi ajo vuan nga depresioni. Ai pohoi se pak para ngjarjes kishte qenë në banesë më gruan e tij dhe si pasojë e debateve,ajo ka vendosur të djegë shtëpinë. Burri tregon se gruaja e tij pasi i ka vënë flakën banesës, është larguar nga vendi i ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY