Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ 2 ditë pas masakrës, çfarë po ndodh me familjen e vrasësit në Resulaj

12/08/2018
FOTO/U jepet lamtumira e fundit 8 viktimave të familjes Zykaj, plotësohet amaneti i gjyshit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas masakrës së tmerrshme në fshatin Resulaj, kushdo ka hapur dyert e mortit, por aty ku ka ndodhur tragjedia, të njohur e të pa njohur, banorë të fshatrave përreth dhe emigrantë, në vend të ngushëllimit “të rroni vetë”, hedhin ne heshtje duhan.

Shtëpia që ka ngelur hapur në fisin Zykaj, është banesa e Azemit, edhe ai i vrarë bashkë me gruan, siç iu vra i vëllai me kunatën së bashku me 2 fëmijët, si dhe prindërit.

Ngushëllimet i pret gjyshi i vrasësit, të cilit iu shua familja e të vëllait, por të hysh në këtë shtëpi është e papërballueshme.

“Ritvan Zykaj pret të dalë para gjykatës si vrasësi serial i tetë kushërinjve të tyre, ndërkohë në shtëpinë e tij në fshat, dyert janë mbyllur e siç mund të parashikohet, përgjithmonë. Prindërit dhe familjarët më të afërt të vrasësit, janë larguar nga fshati për një afat të pacaktuar. Banorët thonë se ata kanë ikur për shumë arsye, por më e forta, është se asnjëri prej tyre nuk e përballon dot humbjen e tetë të afërmve.

Hetimet kanë zbuluar se Ritvan Zykaj e kishte paralajmëruar krimin. Nga dëshmitë dhënë në prokurori, rezulton se 24-vjeçari shpesh ju kishte thënë të afërmve “do ju bëj hatanë, ndaj mos më bini në qafë”, por askush nuk e kishte marrë seriozisht.

Siç rezulton në një rast, ai ishte dyshuar tetë vite më parë për grabitje me armë, por historia në fshat ishte mbyllur mes të afërmish. Pas masakrës vrasësi ka firmosur kartën e të drejtave, por për disa orë rresht marrja në pyetje e tij ka qenë e pamundur. Shkak është bërë refuzimi i çdo avokati për ta marrë në mbrojtje dhe për të përfaqësuar të drejtat e tij.

Për këtë arsye prokuroria ka siguruar dy ditë pas masakrës një avokat kryesisht të caktuar nga shteti. Ritvan Zykaj parashikohet të dalë para gjykatës të hënën, në orën 10.30.

“Pas masakrës më tronditëse të dekadave të fundit, bashkia e Selenicës ka shpallur të hënën ditë zie, por zia ka pllakosur në zonë që prej të premtes së zezë, atëherë kur 14 të shtëna kallshnikovi këputën në mes jetën e 8 personave, duke mbushur rrugët e fshatit me kufoma. Një krim që u ngjan skenave të filmave horror dhe që për nga përmasat ka kthyer frikën për jetën. /Tch.

Tags: Masakervdesin 8 persona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.