Vrasja makabër mori 8 jetë njerëzish, por kryeministri i qetë merret me...

Vrasja makabër mori 8 jetë njerëzish, por kryeministri i qetë merret me facebook-un dhe urimet e fundjavës

144
0
Shares

Ngjarja makabre e ditës së djeshme vazhdon ende të shkaktojë reagime të forta dhe njerëzit komentojnë, shkruajnë dhe madje dënojnë rëndë krimin e 24 vjeçarit i cili mori jetën e 8 personave të pafajshëm.

Përsa i përket qeverisë, ministri Xhafaj shkoi në vendin e ngjarjes për të monituruar nga afër gjithë misionin për të kapur autorin, sipas njoftimeve. Por ndërkohë, nuk duket se ngjarja ka prekur kryeministrin Rama, i cili duket i qetë dhe nuk ka dhënë asnjë reagim në lidhje me atë çfarë do të ndodhë me autorin pas krimit.

Rreth një orë më parë, ai e ka nisur ditën duke postuar faqen e tij në Facebook një video-informacion për ecurinë ekonomike ne vend, punësimin dhe bizneset e reja që janë hapur.

Madje kryeministri, pa shprehur ende ngushëllime dhe duke neglizhuar gjendjen e rëndë, ka uruar të gjithë për një fundjavë të qetë.

Pyetja që lind është : Kush do të marrë përgjegjësinë për të hetuar dhe dhënë dënimin e merituar ndaj këtij personi i cili lëvizte dhe me armë pa lejë gjë për të cilën duhet të hartoheshin ligje të forta.

Postimi i Ramës

 “MIRËMËNGJES dhe me këtë videoinformacion për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, ju uroj një fundjavë të qetë ”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY