Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Paradoksi i 10 mijë vendeve të lira pune, bizneset nuk i bëjnë publike pagat

11/08/2018
Paradoksi i 10 mijë vendeve të lira pune, bizneset nuk i bëjnë publike pagat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërkohë që 50 mijë biznese kërkojnë punonjës të ndryshëm, kjo e bërë e ditur në faqen zyrtare të shërbimit Kombëtar të Punësimit, puna.gov.al,vihet re e kundërta. Qytetarë pa punë që rrijnë rrugëve dhe pa të ardhura.

Bizneset kërkojnë më së shumti punëtorë krahu dhe janë rreth 10 mijë vende vakante që figurojnë në faqen online, por në realitet askush nuk duket ti ketë zënë këto vende pune dhe ndërkohë në faqe nuk bëhet publike niveli i pagave që marrin nga këto vende pune vakante.

Lexoni shkrimin e plotë 

Mbi 50 mijë biznese janë në kërkim të punonjësve të ndryshëm përmes faqes zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, puna.gov.al.

Konkretisht janë 51.325 punëdhënës të regjistruar, numër ky që është rritur ndjeshëm krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit, ku 3 mijë subjekte më shumë janë në kërkim.

Ndërkaq,  janë rreth 10 mijë vend të lira pune aktive, për të cilat mund të aplikohet, por ajo që vihet re është se në njoftimet e bizneseve, kanë të renditura kërkesat sipas llojit të punës dhe kualifikimet që duhet të kenë punonjësit, ndësa vetëm pjesa e pagës, e cila duhet shënuar në modelin standard të aplikimit, është bosh, çka tregon që punëdhënësit “fshehin” nivelin e pagesave për të interesuarit.

Kjo mund të ndodhë për shkak të konkurrencës në treg, që të mos krijojnë stepje në aplikime, por ka edhe biznese që ofrojnë paga shumë të ulëta, apo nën pagën minimale prej 24 mijë lekësh. Ajo që vihet re, është se bizneset kërkojnë më së shumti punëtorë krahu me, një pozicion që në fakt nuk kërkon as kurse profesionale.

Paradoksi është që ndërkohë që ka shumë vende të lira në këtë pozicion,  shumë punëtorë krahu e kalojnë ditën në zona të ndryshme të kryeqytetit, por jo vetëm,  në pritje për t’u punësuar apo për të bërë punë sipas nevojave që mund të kenë qytetarë të ndryshëm.

Nga lista e vendeve vakante të publikuara on line vihet re gjithashtu se ka kërkesë të lartë pë zanate, si rrobaqepës, prestar, fadromistë, xhenerikë, vinçierë, saldatorë, këpucarë, shoferë, hidraulikë, marangoz etj.

Gjithashtu në listën e vendeve të lira të punës e gjejnë veten edhe punëkërkues me profesione që kërkojnë arsim të lartë, si inxhinierë, ekonomistë, specialistë të rrjeteve kompjuterike, bankierë, programues, e deri tek drejtorë. Vendet e punës janë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë dhe të interesuarit e kanë shumë të thjeshtë të aplikojnë, përkrah listimit të kërkesës dhe pasi të shohin kualifikimet e kërkuara./Scan

Tags: niveli i pagavepagapunesim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.