E ardhmja e Luka Modric është tek Reali i Madridit. Është ky fundi i kësaj telenovele vere, që në fund i buzëqeshi “Los Blancos”.
Në takimin e zhvilluar para pak çastesh me presidentin e Realit, Florentino Perez, mesfushori është “dorëzuar” përballë numri 1, me këtë të fundit që i ka plotësuar kushtet financiare yllit kroat.
Ai do të përfitojë një rritje page si shpërblim për paraqitjen e tij për klubin dhe gjithashtu për Kroacinë në Kupën e Botës. Paga e tij tani do të jetë në një nivel me kapiten Sergio Ramos dhe vetëm pas Gareth Bale. Rritja është një tregues se sa i rëndësishëm është për skuadrën dhe sa është vlerësuar dhe hierarkia madrilene.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/