Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

‘Kush ia dha patentën gruas që shtypi gazin në vend të frenave”, apeli i gazetares pas aksidentit në Kamzë

10/08/2018
‘Kush ia dha patentën gruas që shtypi gazin në vend të frenave”, apeli i gazetares pas aksidentit në Kamzë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetarja Rudina Xhunga reagon pas aksidentit tragjik në rrugën e Kamzës, ku humbi jetën një vajzë 7 vjeçe dhe një 29-vjeçar.

Ajo ka vetëm një apel dhe një kërkesë. Të zbulohen detajet të tjera në lidhje me se kush ia kishte dhënë patentën shoferes.

“Unë dua vetëm të di kush ia dha patentën, gruas në timon? Kush firmosi, kush e bëri shofere, ku është tani, e mori vesh çfarë ngjau, me gruan që bëri shofere,  gruan qe ngatërroi gazin me frenat. Kjo është ajo qe do doja të gjenin portalet. Jo detaje për lot e klikime”, shkruan mes të tjerash Xhunga në një shkrim për “dritare.net”.

 

 

Reagimi i plotë

Bashke me vogëlushen 7 vjeçare,  iku edhe një djalë i ri, Ramazani,  qe po shkonte me biçikletë në punë.

Në pak sekonda, njeri pas tjetrit, dhanë shpirt ne rrugë.
E shoh dhe e rishoh atë video. Ndaloj dhe kthehem te dora mbi dorë,  që nena nuk ia lëshon, të bijave dhe te duart në kokë, të një burri që e pa të gjithën.
E pa, çastin kur Alda e madhja e mamit me flokët bisht, qe sivjet do shkonte në klasë të dytë, mbylli sytë mes një pellgu gjaku.

Sot doli video, dje dhjetëra detaje, për shoferen qe shtypi gazin në vend te frenave, për nënën qe kishte marre leje në punë për të çuar vajzat te mjeku, e te tjera detaji varrimi do dalin nesër,  që nuk dua t’i di fare.

Unë dua vetëm të di kush ia dha patentën, gruas në timon?
Kush firmosi, kush e bëri shofere, ku është tani, e mori vesh çfarë ngjau, me gruan që bëri shofere,  gruan qe ngatërroi gazin me frenat.

Kjo është ajo qe do doja të gjenin portalet. Jo detaje për lot e klikime.

Ne jemi me të rëndësishëm  se qindra mijëra klikimet tona. Ne jemi prindër, kemi përdore fatin e fëmijëve tanë.

Çfarë do bëjmë, t’ia u lëmë atyre qe ngatërrojnë gazin me frenat?

Ne jemi njerëz në mision.  Misioni ynë nuk gjendet në instastory. Lërjani emisioneve, vipat!

Misioni ynë, online, tani,  është t’i japim një dorë të përditshmes sonë. Të kthehemi te bazikja.
Çfarë na dhemb, çfarë na vret, çfarë na duhet! Është koha.

Tani, gjeje kush ia dha patentën, gjeji numër telefoni, fotografi, moshë, vite pune, intervistoje dhe po nuk pranoi,  veri fotografinë ne portal.

Një ditë një koleg rumun më tregoi se një gazetar shkoi para derës së kryetarit të një komune periferike dhe vuri një gur.
Një gur turpi. Pas tij, përditë mijëra njerëz vunë gurin e tyre, derisa u be një mur turpi qe i bllokoi derën kryetarit dhe nuk e la ta hapte më.

Nëse ke një zë, një zë online, ke në dorë më shumë se një gur. Përdore për të treguar jo më si i vrasin fëmijët e vegjël, por kush po i vret fëmijët tanë të vegjël.
Mos kujto se ata do ia dalin dhe zëri yt do mbesë vetëm. Pas gurit tënd, do të behet muri ynë.

Kush ia dha patentën?  E nisim këtu…

Tags: aksidenti ne kamzeAPELreagimRudina Xhunga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.