Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

30 vite nga varja e poetit Havzi Nela, Basha kujton poetin dhe jep mesazhin e rëndësishëm

10/08/2018
30 vite nga varja e poetit Havzi Nela, Basha kujton poetin dhe jep mesazhin e rëndësishëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha ka reaguar për të kujtuar sot 30 vjetorin e vrasjes së poetit kuksian Havzi Nela në Kukës.

Vendimin për varjen e Nelës e dha Presidiumi Popullor, ku në përbërje të tij ishte edhe Kristaq Rama, babai i Edi Ramës.

Basha jep një mesazh për të gjithë në rrjetin e tij social facebook, ku shkruan se e zezë është faqja e atij kombi që pranon të predikojnë sot për drejtësi xhelatët e pandëshkuar të krimeve të komunizmit dhe bijtë e tyre të papenduar.

‘Mbi një komb të tërë rëndon edhe sot mëkati për varjen në litar të një poeti për vargjet e tij’ shkruan mes të tjerash Basha.

SHKRIMI I PLOTË

3 dekada mbushen sot nga dita kur xhelatët gjakatarë të Tiranës komuniste varën në litar në mes të Kukësit, poetin që i këndoi lirisë Havzi Nela. E dënuan me vdekje poetin vetëm se i thurte himne lirisë. Sepse asgjë nuk i tmerronte më shumë se liria, kriminelët e rrëgjuar të Byrosë, dorasit e tyre në Sigurimin e Shtetit, dhe pseudo-intelektualët që me zellin e tyre kriminal ishin po aq duarngjyer në gjakun e poetit.

Ishte viti kur perdja e hekurt po grisej dhe Europa po çlirohej nga tirania komuniste.
Por ashtu si në tragjeditë e Eposit të Kreshnikëve, duhej një theror tjetër i përgjakshëm për ta shkundur nga koma Shqipërinë e izoluar e të varfëruar deri në dhimbje dhe shqiptarët e zvetënuar nga frika e terrorit, nga trushpëlarja, të shpronësuar e të ndaluar me ligj të besonin në Zot, të mendonin vetë, të flisnin të lirë, të kishin pronën e tyre private e të drejtat e tyre njerëzore.

Ky theror në altarin e lirisë ishte poeti, mësuesi, patrioti dhe shqiptari i pathyeshëm nga Kukësi, Havzi Nela, sfidanti me vargje i diktaturës së ligë e gjakatare dhe krimeve të saj kundër shqiptarëve. Pas 21 vitesh burg, tortura dhe internime, diktatura humbi çdo shpresë që ta mposhte shpirtin e tij të lirë ndaj vendosi ta vrasë në mes të Kukësit për ta bërë shembull. Por vetëm e përjetësoi Havzi Nelën, martirin e lirisë.

Mbi një komb të tërë rëndon edhe sot mëkati për varjen në litar të një poeti për vargjet e tij! E zezë është faqja e atij kombi që pranon të predikojnë sot për drejtësi xhelatët e pandëshkuar të krimeve të komunizmit dhe bijtë e tyre të papenduar!

E keqja përsëritet nëse nuk e dëgjojmë kumtin e Havzi Nelës se çfarë të zezash e presin atë popull dhe shoqëri ku vdes fjala e lirë dhe shpirti i kundërshtimit ndaj të keqes. Nderimi më i madh për poetin kryelartë të lirisë, është të ngrejmë krye kurdoherë kundër tiranisë së të keqes, për liri, për demokraci, për Zot dhe Atdhe, për veten dhe fëmijët tanë!

Lavdi përjetë Havzi Nelës!

Tags: Bashahavzi nelaperkujtimpoetreagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.