U përplas nga makina, 22 vjeçari nga Elbasani vdes pas 10 ditësh...

U përplas nga makina, 22 vjeçari nga Elbasani vdes pas 10 ditësh në spital

259
0
Shares

Dhjetë ditë pasi mbeti i plagosur në një aksident rrugor, një i ri nga Elbasani ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.

22 vjeçari me iniciale B.T, po udhëtonte me një motoçikletë më 31 korrik të muajit të shkuar, kur u përplas nga një mjet tip Benz, i drejtuar nga 28 vjeçari, Erlind Pulaku, banues në lagjen “Kala”, Elbasan.

I riu me motoçikletë banues në lagjen “Vullnetari” të qytetit të Elbasanit përfundoi në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Atë ditë u tha se ishte jashtë rrezikut për jetën, por pas 10 ditësh përpjekje, i riu nuk ia ka dalë dot të mbijetojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY