Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrugët rreziku i madh i qytetarëve në Kamëz, kanë kërkesë urgjente për shtetin

09/08/2018
Rrugët rreziku i madh i qytetarëve në Kamëz, kanë kërkesë urgjente për shtetin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mungesa e semaforëve dhe vijave të bardha janë të parat që bien në sy në vendin ku një ditë më parë ndodhi një aksident tragjik në Kodër Kamëz me 2 viktima dhe 2 të plagosur.

Banorët e zonës kërkojnë ndërtimin e një mbikalimi, për të shmangur aksidentet në rrugë.

Me këtë kaos përballen çdo ditë qytetarët e Kamzës. Automjetet e tonazhit të rëndë, por edhe autoveturat, janë kthyer në një makth të vërtetë për kata banor.
Banore e Kamzës: “Tani nuk e dimë pse e kanë heq, nuk e dimë arsyen. këtu ska semafor, këtu s’ka vija të bardha, këtu s’ka siguri, janë 4 kryqëzime, janë 4 rrugë që kalojnë njerëzit në shkollë, çerdhe kopësht, pleq, plaka, hallexhinj. Sado që ishte në trotuar, dje e përplasi makina”.
Për një zgjidhje të përhershme dhe të mos përsëritet aksidenti me dy viktma, qytetarët apelojnë për ndërtimin e një mbikalimi, pasi i frikësohen më të keqes
Banore e Kamzës: “Unë do rri gjysmë ore, të pastrohet rruga të kaloj, se nuk kalohet nuk është faji i shoferëve, se do kalojnë shoferat, është faji se mbikalim jo, semafor jo, viza të bardha jo”.

Fëmijë i Kamzës: “Këtu makinat kalojnë me shpejtësi dhe nuk janë shumë të kujdesshëm”.

“Frika e ruan vreshtin”. Kjo fjalë e urtë popullore është e vlefshme në këtë rast. Tre automjete të Policisë Rrugore janë stacionuar vetëm 1 km larg vendit ku ndodhi aksidenti i së mërkurës.

Kontrolle rutinë kanë nisur nga mesnata dhe vijonë edhe në zona të tjera, si në hyrje ashtu edhe në dalje të kryeqytetit.

Ndërkohë policia rrugore thekson se shkaktarja e aksidentit me dy të vdekur në Kamëz, Rozina Koleci, nuk ka qenë nën efektin e alkoolit dhe të lëndëve narktotike në drejtimin e automjetit të saj, tip Mercedes-Benz. Sipas disa dëshmitarëve, 38-vjeçarja ishte duke përdorur telefonin celular dhe për pasojë ka humbur drejtimin e mjetit. Të vdekur mbetën një vajzë 7 vjeçe dhe një djalë 29-vjeçar. Nga ana tjetër ekspertiza, thekson se, Koleci ishte duke udhëtuar me shpejtësi 67 km/h.

Kjo shpejtësi është e lartë, sidomos në kryqëzime dhe në zona të banuara. Për rastin konktret, lëvizja e automjeteve në lejohet deri në 40 km/h. Gjatë dy ditëve në kryeqytet janë shënuar 3 vitkima dhe 4 persona kanë mbetur të plagosur. /abcnews.al

 

Tags: kamezkerkeseqytetarerrugezonat e rrezikshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.