Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vettingu dhe gjyqtarët e prokurorët kanë diçka të përbashkët, pushimet verore

07/08/2018
VIDEO & VETTING-u/ Nis pastrimi i Drejtësisë, ja gjyqtari i parë që verifikohet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të paktën për 3 javët e ardhshme, vettingu dhe gjyqtarët e prokurorët kanë diçka të përbashkët, që janë pushimet verore.

Muaji gusht është pika e takimit të palëve, që gjatë kohe do të marrin energji për sezonin e ri. E kthyer në laboratorin e filtrimit të drejtësisë shqiptare, salla e Pallatit të Kongreseve është mbyllur. Të vetmet dyer të hapura janë zyrat e administratës së KPK-së dhe të Komisionerit Publik, që presin ankesat e qytetarëve.

Përpara se të dorëzojë ankesën kundër dy gjyqtarëve të Apelit, Luan Llapi tregon se shprehja “i duruari, i fituari” i përshtatet më së miri përpjekjeve të tij disavjeçare për drejtësi.

“Kam që në vitin 1996 e deri tani, llogarit 21 vite nëpër gjyqe. Donin të më merrnin shtëpinë, ata që vetëm drejtësi nuk jepnin, por që donin të fitonin vetëm parà”, tha Luan Llapi, ankues në KPK.

Por, Luan Llapi duhet të presë ende, derisa të vijë radha e të denoncuarve prej tij. Në sitën e trefishtë, nga muaji mars deri në vijim janë rivlerësuar vetëm 47 gjyqtarë e prokurorë, ndërsa lista e atyre që do t’iu nënshtrohen vettingut është edhe 750 të tjerë.

Deri tani janë konfirmuar në detyrë 27 njerëz të drejtësisë, ndërsa 20 të tjerë u shkarkuan, kryesisht për problemet me pasuri të pajustifikuara, por edhe për lidhjet me njerëz të botës së krimit.

Nga Gjykata Kushteuese u shkarkuan 4 anëtarë dhe u konfirmuan vetëm dy, që në fakt edhe ata janë njëra me mandat të përfunduar dhe kryetari i ankimuar nga ONM-ja.

E ndërsa 8 vëzhguesit ndërkombëtarë u janë drejtuar rezidencave të pushimit me përshtypje të trazuara për drejtësinë tonë, Komisioneri Publik përveçse po shqyrton vendimet e Shkallës së Parë, po mbledh gjithashtu përshtypjet aspak të mira të qytetarëve, jo vetëm ndaj njerëzve të drejtësisë, por edhe ndaj vet vendimeve të KPK-së. Deri tani, në këto zyra janë depozituar 18 ankesa të qytetarëve.

Nga këta, 11 prej ankesave kundërshtojnë konfirmimin në detyrë të disa gjyqtarëve e prokurorëve, të cilët po verifikohen, ashtu sikurse edhe propozimi i ONM-së për të riparë vendimin ndaj kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Kjo gjykatë humbi 5 anëtarë, ndërsa ngelen në detyrë 4 të tjerë. Cikloni i vettingut preku edhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që ka mbetur tashmë pa kryetarin dhe 4 anëtarë. Ndërsa KLP e KLGJ së bashku humbën 9 kandidatë.

Aty ku e la, vettingu do të rifillojë shqyrtimin e dosjeve prioritare në shtator. Në këtë pikë, gjyqtarët, prokurorët dhe vettingu do të kenë diçka të përbashkët me politikën, që do të çelë sesionin në datën 3 shtator./tch

Tags: gjyqtareProkuroreVetting

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.