Shkëmbimi i territoreve në Kosovë, Basha e paralajmëroi një muaj më parë...

Shkëmbimi i territoreve në Kosovë, Basha e paralajmëroi një muaj më parë rrezikun…

140
0
Shares

Sot kur çështja e shkëmbimit të territoreve në Kosovë është kthyer në një debat të nxehtë, para disa muajsh, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i pari që kundërshtoi me ngulm këtë ide të shkëmbimit të territoreve.

U kalua përciptazi por, Basha mbajti qëndrimin e tij që më 20 korrik në takimin me presidenten Kroate Kolinda-Grabar Kitaroviç.

Basha, siç thuhej në njoftimin për shtyp nga partia demokratike, i quante të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin idetë për shkëmbime territoresh, të cilat sipas tij çojnë drejt hapjes së kutisë së Pandorës.

Siç duket lajmi që tani ka përfshirë politikanë e analistë nga e mbarë bota shqiptare dhe më gjerë ka qenë më herët në vëmendjen e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha i cili e konsideron të rrezikshme për paqen dhe stabiliteti në rajon e më gjerë idenë e shkëmbimit të territoreve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY