Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kursi sipas Bankës së Shqipërisë, emigrantët ‘rrëzojnë’ valutat, me sa këmbehet dollari dhe euro-ja

07/08/2018
Bie kursi për euron, rritet per dollarin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të gjitha valutat kryesore kanë shënuar rënie ditën e sotme, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë.

Një euro u këmbye sot me 125.49 lekë, me një nënçmim prej 0.02 lekësh në krahasim me një ditë më parë, duke mbetur në nivelin më të ulët që prej datës 6 qershor, kur Banka e Shqipërisë filloi ndërhyrjet në tregun valutor për të frenua rënien e pakontrolluar të euros.

Në tkurrje më të fortë ishte dollari, i cili ra sot me 0.27 lekë, duke u këmbyer me 108.28 lekë.

Paundi britanik ishte gjithashtu i nënçmuar. Ai këmbehej ditën e sotme në tregn vendas me 140.34 lekë, me një rënie prej 0.38 lekësh në krahasim me fillimin e javës.

Franga zvicerane është monedha tjetër e rëndësishme që ka parë një zhvlerësim në tregun e brendshëm, duke rëne me 0.26 lekë, në 108.79 lekë.

Rënia në bllok e valutave kryesore tregon se monedha vendase mbetet e fortë. Më shumë se një tregues i nivelit të fortë të ekonomisë, mbiçmimi i lekut në këtë periudhë është tërësisht i lidhur me fluksin e lartë të hyrjes së valutave në vend nga emigrantët, ku mbizotëron euro, por nuk mbeten pas edhe paundi britanik (emigratët që vijnë nga Anglia) dhe dollari, shkruan Monitor.

Rreth 40% e popullsisë shqiptare jeton jashtë, sipas të dhënave zyrtare, një nga përqindjet më të larta në botë. Përveçse dërgojnë rregullisht para tek të afërmit, një pjesë e tyre vijnë për pushime në vend në gusht, apo në dhjetor, që janë dhe periudhat kur tradicionalisht ka pasur një forcim të monedhës vendase për shkak të rritjes së fluksit të valutave.

Gjithsesi, euro këtë vit shënoi një rënie të pazakontë, që nga fillimi i vitit kur këmbehej me gati 134 lekë, ajo zbriti në 124.17 lekë në fillim të muajit qershor, duke detyruar Bankën e Shqipërisë të ndërhynte në treg, për të stabilizuar kursin në rreth 126 lekë. Hyrjet e valutës nga burime informale, konvertimet e kapitalit të bankave, parapagimet e agjencive turistike për hotelet, ishin arsyet kryesore të nënçmimit të euros, teksa deficiti i llogarisë korente ishte në përkeqësim, të paktën në tre mujorin e parë të vitit.

Banka e Shqipërisë ka pohuar se do të jetë vazhdimisht e pranishme në treg dhe kjo ka bërë që pavarësisht shtimit të fluksit hyrës të valutave nga emigrantët dhe turizmi, rënia e euros të jetë e kontrolluar dhe në nivele të ulëta.

Tags: banka e shqiperisedollarieurorenie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.