Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kaluan 6 muaj, por banorët e pallatit të rrënuar në Gjirokastër janë lënë në mëshirë të fatit

07/08/2018
Kaluan 6 muaj, por banorët e pallatit të rrënuar në Gjirokastër janë lënë në mëshirë të fatit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjashtë muaj pas rrëshqitjes masive të dherave situata në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër është e pandryshuar.

Pallati 8-katësh është ende i mbuluar nga balta dhe rreziku i çarjeve të mëtejshme.

Përveç marrjes së mostrave te tokës në shtratin e rrëshqitjes asnjë masë ndërhyrjeje stabilizuese nuk është ndërmarrë.

Banorët e pallatit thonë se jetojnë me frikën e stinës së reshjeve. Dhjetëra kërkesa të banorëve nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Që prej muajit shkurt 21 familjet e këtij pallati bashkëjetojnë me baltën dhe frikën për të nesërmen. Situata vazhdon të mbetet e rëndë për dy familjet e katit të dytë dhe të tretë.

Apartamentet e tyre janë të pabanueshme, ndërsa ata jetojnë ende në shtëpi me qira. Në shtëpinë e Suzana Gërxhollit vendin e mobiljeve prej 6 muajve e ka zënë balta, betoni dhe bimësia që po lulëzon, ndërsa kanë humbur çdo shpresë se mund të rikthehen sërish në banesën e tyre.

Po kaq e vështirë është gjendja edhe në familjen Barjami. Sasia e madhe e baltës ka mbuluar tërësisht ballkonin dhe pjesën e jashtme të shtëpisë, ndërsa muret e brendshme të saj jashtë pushtuar nga myku, për shkak të sasisë së madhe të baltës që ndodhet një kat më lart.

Bleona Barjami, banore e katit të dytë, thotë se vlerësimi i dëmeve bërë nga bashkia jo vetëm është i pamjaftueshëm dhe jo real, krahasuar me dëmet e pësuara, por të dëmtuarit janë shpërblyer financiarisht vetëm me fjalë.

Situata është përkeqësuar edhe në gjendjen e përgjithshme të pallatit që bie erë lagështi dhe njeh përmbytje sa herë ka reshje shiu.

Avancimi i rrëshqitjes së tokës duket edhe në pjesën e sipërme të rrugës që ka pësuar çarje të mëtejshme të trotuarit dhe bordurës duke paralajmëruar një tjetër situatë të ngjashme si ajo e shkurtit të këtij viti. Rruga automobilistike prej 6 muajsh është e pakalueshme për mjetet dhe e rrezikshme këmbësorët.

Prefekti i Gjirokastrës Astrit Aliaj,në përgjigje të situatës tha se ende pritet çelja e fondit dhe transferimi i zbatimit të ndërhyrjes nën përgjegjësinë e bashkisë. Megjithëse pritej që punimet të nisnin në periudhën e thatë dhe të përfundonin para sezonit të shirave ende asnjë institucion nuk ka garantuar për kohën e fillimit të ndërhyrjes./tch

 

Tags: banoregjirokasterpallatrreshqitje dherash

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.